2024.06.22 Membri della Presidenza del Consiglio delle Conferenze Episcopali Europpe (CCEE) 2024.06.22 Membri della Presidenza del Consiglio delle Conferenze Episcopali Europpe (CCEE)  (VATICAN MEDIA Divisione Foto)

Papa pret ipeshkvijtë evropianë, Imzot Crociata: duhet një BE më energjike

Presidenti i Comece-s, Imzot Crociata, ipeshkëv i Latinës, u flet mediave të Vatikanit për audiencën e sotme me Papën dhe bën një pasqyrë të situatës në Evropë. Pas zgjedhjeve BE-ja është më e vjetëruar, edhe nëse tabloja politike nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Për liderët e rinj duhet vazhdimësi, por edhe iniciativë e re politike, veçanërisht për nismat e paqes. Për rastin e punëtorit të krahut, që vdiq nga moskujdesi: “rezultat i një mendësie që i konsideron emigrantët më pak se njerëz”.

R.SH. / Vatikan

Një Bashkim Evropian i ligësht, por gjithnjë më i nevojshëm, është ai që doli nga audienca e Papës Françesku sot, 22 qershor, me tetë anëtarët e Kryesisë së Komisionit të Episkopateve të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Comece. Takim, që vjen pak ditë pas zgjedhjeve evropiane, rezultati i të cilit ishte një nga temat e diskutimit, së bashku me paqen dhe tregtinë e armëve. Imzot Mariano Crociata, president i Comece dhe ipeshkëv i Latina-Terracina-Sezze-Priverno, flet për të, i ftuar në studiot e Radio Vatikanit - Vatican News.

Shkëlqesi, si shkoi audienca tek Papa?

Ishte takim i zakonshëm, por edhe më shumë se i zakonshëm, shumë i qetë dhe shumë i sinqertë për të gjitha çështjet kryesore, me të cilat kemi të bëjmë. Padyshim që u nisëm nga zgjedhjet dhe prekëm, siç ishte e pashmangshme, fatkeqësisht, temën e luftërave dhe më pas të vetë veprimtarisë së Comece-s në jetën e saj të zakonshme, në këtë fazë kur fillon një etapë e re, një periudhë e re pesëvjeçare, pas zgjedhjeve evropiane, të cilat u zhvilluan disa javë më parë…

Çka pret Papa nga Bashkimi Evropian dhe ipeshkvijtë e tij?

Papa e shikon me shumë realizëm situatën, në kuptimin se shikon edhe pas këtyre zgjedhjeve një Evropë të ligshtë, e megjithatë një Evropë të nevojshme sepse, siç ka shkruar në rrethana të tjera, trashëgimia kulturore dhe njerëzore, teknike, historike që e ka pas shpine, e bën atë unike në kontekstin e njerëzimit. Bota ka nevojë për Evropën. Prej këndej, me keqardhje konstatojmë ligështinë që konfirmuan në një farë mënyre zgjedhjet, madje e shtuan, edhe pse korniza politike nuk është deformuar. Prej këndej, ftesa për të shpërvjelur mëngët... Papa pret që edhe ne të angazhohemi në fushën tonë të kompetencës, të fillojmë dialogun, të dëgjojmë kërkesa, sugjerime, raporte për tema specifike dhe të kërkuara, sepse vërtet Evropa kryen detyrën e saj, luan rolin e saj dhe merr përgjegjësitë e saj, duke i bërë ato të llogariten në kontekstin ndërkombëtar, veçanërisht në një fazë kaq të ndërlikuar si kjo.

Këto pyetje-përgjigjet e këtij dialogu, për të vijuar me përhapjen e paligjshme të armëve të vogla, "parë si një nga kërcënimet më urgjente lidhur me sigurinë në nivel kombëtar, rajonal dhe global" në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.  

Pas Imzot Crociatës  folën edhe imzot Robert Murphy, këshilltar në përfaqësinë e Selisë së Shenjtë në OKB dhe ipeshkvij të tjerë. Gjatë bisedës së tyre u prekën probleme të mprehta të Vatikanit e sidomos, të Evropës,  si “çka presin Papa dhe ipeshkvijtë e tij nga Bashkimi evropian; gjykimi që jep Comece për çka ndodhi në votimet ndër vendet më të rëndësishme të Evropës; cila është rruga që do të ndjekë në vijim për realizimin e detyrave të veta, në krye të të cilave, lufta për jetën, për familjen, kundër abortit e probleme të tjera, që dalin njëri-pas tjetrit në Kontinentin e vjetër!

22 qershor 2024, 18:16