Papa gjatë kremtimit të meshës në solemnitetin e Korpit e të Gjakut të Krishtit, në famullinë e Zojës Ngushëlluese në Romë, më 23 qershor 2019 Papa gjatë kremtimit të meshës në solemnitetin e Korpit e të Gjakut të Krishtit, në famullinë e Zojës Ngushëlluese në Romë, më 23 qershor 2019

Papa: sot pasdite në një godinë në lagjen Tiburtina

Në orën 17.00 të ditës së stome, 6 qershor, Ati i Shenjtë do të jetë në një pallat të zonës Casal Bertone, në Romë, për një takim me banorët, që jetojnë në këtë lagje periferike të kryeqytetit italian. Vizita bën pjesë në “nismat e së enjtes”, me anë të të cilave Papa njihet me realitete të ndryshme të dioqezës, që e ka për Ipeshkëv

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku shkon sot pasdite, në orën 17.00, në një ndërtesë të zonës Casal Bertone, në Romë, për një takim me banorët, që jetojnë në këtë lagje periferike të kryeqytetit italian. Ai do të pritet në oborrin e pallatit, jo vetëm nga banorët, por edhe nga famullitari e nga imzot Rino Fisichella, pro-prefekt i seksionit për çështjet themelore të ungjillizimit në Dikasterin vatikanas për Ungjillëzimin. Më 3 qershor, famullitari u informua se Ati i Shenjtë dëshironte të vizitonte një godinë në Casal Bertone për të përjetuar një çast lutjeje dhe katekizmi si pjesë e "nismave të së enjtes", me të cilat po shkon në vende të ndryshme të kryeqytetit. Famullitarit iu kërkua të paraqiste në Dikasterin e Ungjillëzimit disa godina ku tradicionalisht, gjatë muajit maj, vendoset fugurja e Zojës Ngushëlluese. Pas inspektimeve të kryera nga përgjegjësit për sigurinë dhe organizimin e vizitave papnore, u zgjodh pallati në Via Govone 29. Pikërisht në sheshin para famullisë së Zojës Ngushëlluese, së cilës i përket ky territor, Papa Françesku pati kremtuar meshën e solemnitetit të Korpit e të Gjakut të Krishtit, më 23 qershor 2019.

06 qershor 2024, 12:43