Papa, Administruesve delegatë të sipërmarrjeve e bankave, "përfshijini të varfërit"
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku, pas fjalimit të tij në G7 në Pulia, takoi sot, në Vatikan, një grup Administratorësh Delegatë të kompanive dhe të bankave të mëdha. Një Grup sipërmarrësish, administratorësh, kompanish ardhur nga e gjithë bota, që përpiqen t’i jetojnë parimet e anciklikës papnore Laudato si', ndaj janë mbledhur në rrjetin e titulluar Nisma e Tregjeve të Qëndrueshme.
Në fjalimin, botuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit, Papa Bergoglio u kërkoi sipërmarrësve dhe bankierëve të mos kënaqen duke bërë pakëz filantropi, por në vend të saj, t’i përfshijnë konkretisht të varfërit në kompani. Ndërsa ne riciklojmë materie dhe mbetje materiale, ende nuk jemi mësuar - më lejoni shprehjen - t’i ‘riciklojmë’ dhe të mos i hedhim poshtë njerëzit, punëtorët, veçanërisht ata më të brishtët, për të cilët është shpesh në fuqi kultura e mbetjeve” - vuri në dukje Papa:
''Kini kujdes nga një ‘meritokraci’ e caktuar, që përdoret për të legjitimuar përjashtimin e të varfërve, të gjykuar si të merituar, deri në atë pikë, sa ta konsideroni vetë varfërinë si faj. Dhe mos u kënaqni me pak filantropi, është shumë pak: sfida është përfshirja e të varfërve në kompani, për t'i bërë burime për një përfitim të përbashkët".
Këtë theksoi Papa.
Një ëndërr vërtet e bukur
"Është e mundur - nënvizoi në vijim - Unë ëndërroj një botë, në të cilën të refuzuarit mund të bëhen protagonistë të ndryshimit - ndonëse më duket se një Jezus i caktuar e ka arritur tashmë këtë, apo nuk është kështu?''.
Ju ftoj ta vini mjedisin dhe tokën në qendër të vëmendjes dhe të përgjegjësisë suaj - u kërkoi Papa Françesku menaxherëve - Jemi në një kohë krize të rëndë ambientale, e cila varet nga shumë tema dhe nga shumë faktorë, duke përfshirë edhe ato ekonomike e imprenditoriale të djeshme dhe të sotme. Nuk mjafton më të respektohen ligjet e shteteve, të cilat ecin tepër ngadalë: duhet të bëjmë ndryshime duke parashikuar të ardhmen, me zgjedhje të guximshme dhe largpamëse, që mund të imitohen”.