Papa në Universitetin Salezian takon një grup meshtarësh të Romës

Papa në Universitetin Salezian, në Romë, bisedoi me 160 priftërinj të moshës nga 11 deri në 39 vjeç të shugurimit. Është takimi i tretë e i fundit me klerin e dioqezës së tij, karakterizuar edhe nga një bisedë, me dyer të mbyllura, për çështje baritore. Papa u prit nga Kardinali salezian Artime dhe ipeshkvi ndihmës i Romës imzot Reina; këngë dhe duartrokitje nga komuniteti akademik gjatë përshëndetjeve. Gazetarëve jashtë, Papa u tha: "Në G7 do të flasim për paqen dhe inteligjencën artificiale".

R.SH. / Vatikan

Një këngë me kitarë kushtuar shën Gjon Boskos, e kënduar nga murgeshat dhe meshtarët, e përshëndeten Papën posa mbërriti sot pasdite, në orën 16:00, në Universitetin Papnor Salezian, në zonën Montesacro, më Romë, për takimin me klerin.

Papa takohet me meshtarët e Romës dhe reflekton, me klerin e tij, për të këqijat e mëdha të botës, nga luftërat në varfëri, por edhe për sfidat e dioqezës dhe për formimin në seminare. Në auditorin e Universitetit Papnor të Salezianëve, ku janë të pranishëm fakultetet e teologjisë, shkencave arsimore, filozofisë, letërsisë klasike dhe shkencave të komunikimit shoqëror, Papa Françesku takoi meshtarët e Dioqezës së Romës (nga 11 deri në 39 vjet shugurim meshtarak) ,me të cilët pati një dialog me dyer të mbyllura mbi çështje kryesisht baritore.


Është takimi i tretë dhe i fundit i Papës me meshtarët e dioqezës së tij, pas takimit me meshtarët e moshës së shugurimit 40 vjeçar në famullinë e Shën Jozefit në Trionfale, në Romë, më 14 maj, dhe atij me meshtarët më të rinjtë deri në 10 vjet shugurim, në shtëpinë e Dishepujve të Devotshëm të Mësuesit Hyjnor, në zonën Portuense, më 29 maj, në Romë.

Para takimit me klerin, gazetarëve që prisnin jashtë, Papa u tha: "Në G7 do të flasim për inteligjencën artificiale si dhe për paqen. Do të kem takime dypalëshe, ka kërkesa nga shtatë krerë të shteteve. Do t'i takojë të gjithë". Kështu Papa Françesku duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve përpara se të hynte në Universitetin Salezian të Romës ku u takua me rreth 500 meshtarë të dioqezës së Romës.

11 qershor 2024, 18:55