Kërko

2023.09.23 Viaggio a Marsiglia - Conferenza stampa 2023.09.23 Viaggio a Marsiglia - Conferenza stampa

Papa: informacioni i rremë dhe dinjiteti i njeriut

Papa: “Duke bashkuar informacione të paverifikuara, duke përsëritur fjalime banale dhe bindëse të rreme, duke goditur me shpallje urrejtjeje, historia njerëzore nuk ndërtohet, por njeriu zhveshët nga dinjiteti.#NoToHate”.

R.SH. / Vatikan

“Duke bashkuar informacione të paverifikuara, duke përsëritur fjalime banale dhe bindëse të rreme, duke goditur me shpallje urrejtjeje, historia njerëzore nuk ndërtohet, por njeriu zhveshët nga dinjiteti.#NoToHate”. Kështu pohon sot Papa Françesku në platformën shoqërore X.

Lajmet e rreme bazohen në "logjikën e gjarprit", ato nuk janë kurrë të padëmshme

Papa Françesku Mesazhin e tij për Ditën e 58-të Botërore të Komunikimit Shoqëror 2024, ia ka kushtuar Inteligjencës Artificiale dhe përdorimit të saj. Pikërisht në të, Ati i Shenjtë Bergoglio përdor një sërë fjalësh relativisht të reja, që kanë të bëjnë me përdorimin negativ të Inteligjencës Artificiale, e cila mund të prodhojë lajme të rreme, manipulime e dezinformim. Një nga këto fjalë është “fake news” apo lajme të rreme.

Të gjithë janë të thirrur tu vënë fre gënjeshtrave, sespe drama e dizinformimit, ka paralajmuar Papa Françesku, është "diskreditim i tjetrit, përfaqësimi i tij si armik", që madje mund edhe të "nxisë konflikte".  Papa nёnvizon se dizinformimi shpesh i ka rrënjët e veta "në etjen për pushtet" që "lëviz nga gënjeshtra në gënjeshtër për të na vjedhur lirinë e zemrës".

Kërkimi i së vërtetës është ilaçi më radikal kundër virusit të gënjeshtrës

"Ata që gënjejnë veten dhe dëgjojnë gënjeshtrat e tyre - ka pohuar disa herë Françesku, duke cituar Dostojevskin, - shkojnë aq larg sa të mos jenë më në gjendje ta dallojnë të vërtetën". Dhe pikërisht e vërteta, nënvizonte Mesazhi, është ilaçi më i fuqishëm kundër "virusit të gënjeshtrës". Prandaj, duke zgjeruar horizontin, Papa vuri nё dukje se "çlirimi nga gënjeshtra dhe kërkimi i marrëdhënieve" janë "dy elemente, të cilat nuk mund të mungojnë, qё fjalët dhe gjestet tona tё jenë të vërteta, autentike, të besueshme".

18 qershor 2024, 13:45