Papa in Asia Papa in Asia

Papa në shtegtimin më të gjatë ndërmjet Azisë dhe Oqeanisë, për të vizituar katër vende

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë botoi Programin me hollësitë e vizitës së Papës nga 2 deri në 13 shtator, në dy kontinente: nga Indonezia - në Singapor, duke kaluar përmes Papua Guinea e Re dhe Timor-Lindor, gati 33 mijë kilometra.

R.SH. / Vatikan

Të paktën një duzinë fjalimesh, katër predikime, aq sa vendet e vizituara në harkun kohor të dymbëdhjetë ditëve: ky, programi i udhëtimit apostolik të Papës Françesku në Indonezi, Papua Guinea e Re, Timori Lindor dhe Singapori, me 2 deri më 13 shtatori i ardhshëm.  E këto edhe të dhënat e para mbresëlënëse nga programi - publikuar sot në mëngjes, e premte, 5 korrik, nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – kushtuar atij që, brenda dy muajsh, do të jetë shtegtimi më i gjatë ndërkombëtar i Papës Bergoglio që asnjëherë nuk ka qenë kaq gjatë jashtë Vatikanit!

 Indonezia

Avioni me Papën në bord do të niset nga aeroporti Fiumicino pasditen e së hënës, 2 shtator, për t'u ulur të nesërmen, e martë 3 shtator, në orën 11.30 me orën lokale në aeroportin e Xhakartës, në Indonezi, ku do të bëhet pritja zyrtare.

E mërkura, 4 shtator, do të hapet me ceremoninë e mirëseardhjes jashtë Pallatit Presidencial "Istana Merdeka", e ndjekur nga vizita e mirësjelljes tek Presidenti i Republikës në rezidencën e kreut të shtetit indonezian dhe, sërish në të njëjtin vend, me takimin e autoriteteve, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik, gjatë së cilës Papa Françesku do të mbajë fjalimin e parë të udhëtimit. Mëngjesi do të mbyllet me takimin e zakonshëm privat në nuciaturën apostolike, të rezervuar për jezuitët, aktivë në vend.

Pasdite Papa do të flasë me ipeshkvijtë, priftërinjtë, diakonët, rregulltarët, murgeshat, seminaristët dhe katekistët në katedralen e Xhakartës, kushtuar Zojës së Ngjitur në Qiell dhe, më pas, do të takojë brezat e rinj të Scholas Occurrentes në "Grha Pemuda", "Shtëpia e Rinisë.

Të enjten, më 5 shtator, në mëngjes, Françesku do të flasë në një takim ndërfetar në xhaminë "Istiqlal" dhe më pas do të vizitojë ata që ndihmohen nga bamirësitë indoneziane në selinë e Konferencës Kombëtare Episkopale. Pasdite  do të kremtojë Meshën në stadiumin “Gelora Bung Karno”.

Papua Guinea e Re

Të premten, më 6 shtator, Papa do të udhëtojë me aeroplan nga Xhakarta, në Port Moresby: pas ceremonisë së lamtumirës në mëngjes, në aeroportin "Soekarno-Hatta" të kryeqytetit indonezian, mbërritja në Port Moresby është planifikuar për pasdite vonë, rreth orës 18:50 në Aeroportin ndërkombëtar “Jacksons”. Këtu do të mbahet edhe Ceremonia e mirëseardhjes në Papua Guinea e Re. Për herë të parë në kontinentin oqeanik, Françesku do të bëjë një vizitë kortezie te Guvernatori i Përgjithshëm në "Shtëpinë e Qeverisë", të shtunën më 7 shtator, e më pas do të takohet me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik në "Apec” (Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor). Pasdite, vizitë tek fëmijët e "Shërbimit të rrugës" dhe "shërbimeve Callan" në "Shkollën e mesme teknike Caritas" dhe fjalim para ipeshkvijve të Papua Guinesë së Re e Ishujve Solomon, me meshtarët, diakonët, rregulltarët, gratë, seminaristët dhe katekistët në shenjtëroren e Marisë, Ndihma e të krishterëve.

Më 8 shtator Papa do të presë një vizitë nga Kryeministri, në selinë e Nunciaturës apostolike; më pas do të kryesojë Eukaristinë e së dielës në stadiumin "Sir John Guise". Pas lutjes së Engjëllit, do të largohet nga Port Moresby në orët e fundit të mëngjesit, për t’u nisur drejt Vanimo-s. Këtë të diel Ipeshkvi i Romës do të ketë dy fluturime,  shkuarje e ardhjeje në dhe nga qyteti i Papua Guinesë së Re, kryeqyteti i provincës Sandaun. Zbarkimi planifikohet rreth orës 15:15, ndërsa në axhendë janë dy takime: një me besimtarët e dioqezës me të njëjtin emër në sheshin përballë Katedrales së Kryqit të Shenjtë dhe një private, me një grup misionarësh të "Shkollës së Trinisë Shenjte" të Baro-së. Në mbrëmje, kthimi nga Vanimo - në kryeqytet. Këtu, të hënën, më 9, Françesku do të takohet me të rinjtë e Papua Guinesë së Re - përsëri në stadiumin kushtuar Guvernatorit të parë të Përgjithshëm (1914-1991) pas pavarësisë së vendit nga Australia në 1975 - përpara se të marrë lejen e tij dhe të shkojë në Timor-Leste.

Timor-Lindor 

Zbarkimi në aeroportin ndërkombëtar "Presidente Nicolau Lobato" në Dili duhet të bëhet rreth orës 14:10, pasuar nga pritja zyrtare në vendin me mbizotërim katolik, përjashtim i vërtetë në kontekstin e Azisë Juglindore. Rreth orës 18:00 me orën lokale, Papa do të marrë pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes jashtë Pallatit Presidencial, pasuar nga një vizitë mirësjelljeje tek Presidenti i Republikës brenda të njëjtës godinë, ku do të zhvillohet edhe takimi i zakonshëm zyrtar gjatë udhëtimeve. ndërkombëtare: ai me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik.

Të nesërmen, e martë 10, në kryeqytetin e kombit portugez-folës Papa do të vizitojë fëmijët me aftësi të kufizuara të shkollës "Irmãs Alma" dhe do të ketë dy takime: një publik, në Katedralen e  Zojës së Papërlyer me ipeshkvijtë, priftërinjtë, diakonët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe katekistët; dhe një privat, në nunciaturën apostolike me anëtarët e Shoqatës së Jezusit, aktive në Timorin e Leste.

Pasdite, Mesha shenjte në  sheshin "Taci Tolu" e, të nesërmen në mëngjes, takimi me të rinjtë në "Centro de Convenções", që do t'i paraprijë lamtumirës nga kryeqyteti dhe nisjes drejt fazës së fundit të rrugëtimit të gjatë: Singapor. . .

Singapor

Papa do të mbërrijë këtu në orët e para të pasdites, rreth orës 14.10, për të zbritur në aeroportin ndërkombëtar “Changi”, ku do të bëhet edhe pritja zyrtare. Më në fund, e mërkura e datës 11 do të përfundojë me takimin privat të pasdites me vëllezërit jezuitë, në qendrën e ushtrimeve shpirtërore të "Shën Francesk Saverit".

Të enjten datë 12 shtator paradite, planifikohet ceremonia e mirëseardhjes në “Shtëpinë e Parlamentit”, vizita e mirësjelljes tek Presidenti i Republikës dhe takime me Kryeministrin dhe me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik, në Teatrin e Kulturës Universitare. Qendra e "Universitetit Kombëtar të Singaporit"; ndërsa pasdite, kremtimi i Meshës në Stadiumin Kombëtar në “Singapore SportsHub”.

Më në fund, ditën e premte më 13 shtator, dita e fundit e udhëtimit papnor në Azi dhe Oqeani, do të hapet me një vizitë tek të moshuarit dhe të sëmurët në Shtëpinë "Shën Terezës", për të vazhduar me një takim ndërfetar me të rinjtë në "Catholic Junior College". Pak para mesditës, pas ceremonisë së lamtumirës në aeroportin ndërkombëtar të Singaporit, avioni me Papën në bord, do të niset drejt Romës, për t’u ulur në Fiumicino rreth orës 18:25.

05 korrik 2024, 17:54