Kërko

2024.07.01 Concistoro Ordinario Pubblico per alcune cause di Canonizzazione 2024.07.01 Concistoro Ordinario Pubblico per alcune cause di Canonizzazione

Më 20 tetor shpallen 14 shenjtorë të rinj. I Lumi Acutis kanonizohet gjatë Jubileut 2025

U mbajt Koncistori i zakonshëm për kanonizimin e shumë të Lumve: përveç themeluesit të ‘Misionarëve të Consolata’, Allamano, do të shpallen Shenjtë, në vjeshtë, edhe Manuel Ruiz López, shtatë Françeskanë, laikët Francesco Mooti e Raffaele Massabki, të martirizuar në Siri, dy motra rregulltare Marie-Léonie Paradis e Elena Guerra, themeluese të Kongregatave rregulltare. I riu Carlo Acustis "pajtor qiellor i internetit" pritet të shenjtërohet gjatë Jubileut 2025, por data nuk është përcaktuar ende

R.SH. / Vatikan

Më 20 tetorin e ardhshëm Kishës katolike romake do t’i shtohen 14 shenjtorë të rinj. U mbajt sot në Vatikan, në prani të Papës Koncistori i zakonshëm për kanonizimin e shumë të Lumëve: do të shpallen Shenjtë, në vjeshtë, përveç themeluesit të Missionit Consolata - apo Misionit të Shën Marisë Ngushëlluese, Giuseppe Allamano, edhe Manuel Ruiz López, shtatë Fretër të vegjël, laikët Francesco Mooti e Raffaele Massabki, të martirizuar në Siri, dy motra rregulltare Marie-Léonie Paradis dhe Elena Guerra, themeluese të Kongregatave rregulltare. I riu Carlo Acustis "mbrojtës qiellor i internetit" pritet të shenjtërohet gjatë Vitit të Shenjtë 2025, por data nuk është përcaktuar ende.

I lum Carlo Acutis, adoleshenti italian që pati një vështrim të veçantë ungjillor mbi botën dixhitale, që vdiq nga leucemia e rrufeshme në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, u bë model i jetës së krishterë për shumë njerëz, sidomos për të rinjtë, si dhe një lloj "shenjti pajtor qiellor i internetit". U shpall i Lum më 10 tetor 2020, në Asizi. E theksoi këtë Papa Françesku në koncistorin e zakonshëm publik mbajtur sot për votimin e disa çështjeve të shenjtërimit.

Kështu pra, më 20 tetorin e ardhshëm, do të shpallen Shenjtorë Giuseppe Allamano, themelues i Misioneve të Shën Marisë Ngushëlluese, murgesha kanadeze Marie-Leonie Paradis, murgesha lukeze Elena Guerra si dhe 11 Martirët e Damaskut: Emanuele Ruiz me shtatë shokë të Urdhrit të Freterve të Vegjël dhe Francesco, Abdel Mooti e Raffaele Massabki.

01 korrik 2024, 12:47