Ngushëllimet e Papës për vdekjen e Nguyen Phú Trong, ish presidentit të Vietnamit
R.SH. / Vatikan
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Nguyễn Phú Trọng, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe ish-president i Republikës Socialiste të Vietnamit, Papa Françesku deshi t'i shprehte ngushëllimet dhe afërsinë e tij shpirtërore kombit "në këtë moment dhimbjeje", e veçanërisht familjes, duke i dërguar një telegram ngushëllimi, të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, dërguar kreut të Shtetit Tô Lâm.
Papa kujton rolin e luajtur nga politikani, i cili vdiq në Hanoi në moshën 80-vjeçare, "për të favorizuar dhe promovuar pozitivisht zhvillimin e marrëdhënieve midis Vietnamit dhe Selisë së Shenjtë" dhe siguron për lutjet e tij, që Zoti t’ju japë "ngushëllim dhe paqe" atyre që vajtojnë vdekjen e tij.