Papa bën thirrje për armëpushim olimpik
R.SH. / Vatikan
“Ndërsa paqja botërore kërcënohet seriozisht, sinqerisht shpresoj se të gjithë do të respektojnë #Armëpushimin Olimpik, me shpresën e zgjidhjeve të konflikteve dhe rivendosjen e harmonisë. Zoti ua ndriçoftë ndërgjegjen pushtetarëve. #Paris2024”. Kështu shkruan Papa Françesku, sot 25 korrik 2024, në platformën X, faqen @Pontifex.
Kështu, në pragun e ngjarjes së madhe të Parisit, Papa fton nga platformën e tij X për të bërë gjithçka që të heshtin armët "me shpresën për zgjidhjen e konflikteve dhe rivendosjen e harmonisë". Shoqata Sportive e Selisë së Shenjtë u shkruan atyre që do të garojnë në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në fund të gushtit: jetoni dhe ndihmoni të tjerët të jetojnë një moment pasioni në të cilin krahas garës se kush do të jetë "më i shpejtë, më i lartë, më i fortë" ka vlerën të 'të jemi bashkë'.