Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Largo - Andante - Allegro giusto - Largo - Allegro vivace
Programe Podcast

Papa: ruhuni nga diktatura që të nxit veç të bësh: botës i duhet mëshira!

Në lutjen e Engjëllit Françesku u kujtoi besimtarëve, shoqërisë e edhe Kishës rrezikun e rënies viktima të aktivizmit, tejet të shqetësuar për gjërat që duhen bërë e rezultatet e tyre, duke humbur nga sytë çka është më e rëndësishme: “Të mësohesh për të pushuar, pohon, të nxit t’i shikosh me mëshirë nevojtarët e të humburit e kësaj bote”. Në përfundim të katekizmit Papa kërkon armëpushim për luftërat në vijim gjatë Lojrave Olimpike e Paraolimpike të Parisit.

R.SH. / Vatikan

Ungjilli i kësaj së diele nga shën Marku (Mk 6,30-34) - kujtoi Papa në katekizëm, para lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar sot në mesditë në Shehsin e Shën Pjetrit - tregon se apostujt, pasi u kthyen nga misioni, mblidhen rreth Jezusit dhe i tregojnë gjithçka kanë bërë. E ai u thotë: “Ndahuni, ju vetëm, në një vend të shkretë dhe pushoni paksa” (v. 31). Po njerëzit, që i ndjekin me sy ngado që shkelin, i kuptojnë lëvizjet e tyre e, kur zbresin nga barka, Jezusi gjen turmën që e pret, ndjen dhembshuri dhe fillon ta mësojë (shih v. 34):

“Pra, nga njëra anë ftesa për pushim e, nga ana tjetër, dhembshuria për turmën. Duken si dy gjëra të papajtueshme, por përkundrazi shkojnë së bashku: pushimi dhe dhembshuria”.

Ky, shpjegimi i Papës, që na kujton, as më pak as më shumë, pushimet e mëkëmbësit të Krishtit mbi tokë, që nuk e njeh pushimin. Le të përqendrohemi në këtë krah për një çast.

Paralajmërim për jetën tonë, për korpin e shpirtin

Jezusi - vijoi të kujtojë Papa në lutjen e Engjëllit të Zotit, në këtë ditë të përvëluar verore - shqetësohet për lodhjen e dishepujve. Ndoshta ndjen një rrezik që mund ta shqetësojë edhe jetën tonë, edhe apostullimin tonë kur, për shembull, entuziazmi në kryerjen e misionit, si dhe roli dhe detyrat që na janë besuar, na bëjnë viktima të aktivizmit, shumë të shqetësuar për punët që duhen kryer dhe rezultatet e tyre. Pastaj ndodh që ne acarohemi dhe humbasim nga sytë çka është themelore, duke rrezikuar të shterojmë energjinë tonë dhe të lodhemi në trup e në shpirt:

“Është një paralajmërim i rëndësishëm për jetën tonë, për shoqërinë tonë shpesh e burgosur e nxitimit, por edhe për Kishën e për shërbimin baritor: kujdes nga diktatura e të bërit!”.

Jezusi nuk e propozon kurrë ikjen nga bota

Njëkohësisht, pjesa tjetër e propozuar nga Jezusi nuk është ikje nga bota, tërheqje në rehatinë vetjake; përkundrazi, kur Zoti përballet me njerëz të humbur, ndjen dhembshuri. E kështu nga Ungjilli mësojmë se këto dy realitete - prehja dhe dhembshuria - janë të lidhura: vetëm nëse mësojmë të pushojmë, mund të kemi edhe dhembshuri:

“Mund të kemi një vështrim të dhembshur, i cili është në gjendje t’i kuptojë nevojat e të tjerëve, vetëm nëse zemra jonë nuk konsumohet nga ankthi i të bërit, nëse dimë të ndalemi dhe, në heshtjen e adhurimit, të marrim Hirin e Zotit”.

Pyetje vetvetes, për të menduar edhe përgjigjen…

Prandaj, të dashur vëllezër dhe motra – i kujtoi Papa turmës së besimtarëve që digjej nën diellin e zjarrtë, pa e ndjerë fare përvëlimin - mund të pyesim veten: a di të ndalem gjatë ditëve të mia? Di të gjej një çast për të qenë me vetveten e me Zotin, apo nxitohem gjithnjë, për gjithçka? A di të gjejë pak “shkretëtirë” të shpirtit, në mes të zhurmës së korpit? Le t’i bëjmë këto pyetje, sidomos tani që është verë.

Premtime, për t’u mbajtur

 Le të përpiqemi - vijoi të na kujtojë Papa - të ngadalësojmë, të ndalemi paksa për të soditur natyrën, për të shkëmbyer dy fjalë me njerëzit që duam e, sidomos, të mos e harrojmë kurrë dialogun me Zotin. Kjo do të na bëjë njerëz të vëmendshëm dhe të aftë për mëshirë e dhembshuri. Kjo, e ndihma e Nënës së Krishtit - porositi në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit Papa:

“Shenjtja Mëri na ndihmoftë të ‘pushojmë në Shpirtin Shenjt’ edhe në mes të të gjitha punëve tona të përditshme e të jemi gjithnjë të gatshëm e të dhembshur për të tjerët”.

21 korrik 2024, 13:24

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031