Papa: mos u mësoni me braktisjen e të moshuarve, të rritet aleanca gjyshër-nipër
R. SH. - Vatikan
Të mos mësohemi me braktisjen e të moshuarve, realitet që duhet luftuar me aleancë brezash. Papa, pas lutjes së Engjëllit të Zotit, kujtoi ditën e sotme botërore të gjyshërve dhe të moshuarve, këtë vit me temë "Mos më braktisni në pleqëri", duke kujtuar një fenomen trishtues, që prek shoqëritë e sotme dhe që, siç kujton edhe Françesku, e vë në rrezik vetë të ardhmen e njerëzimit.
Braktisja e të moshuarve është realitet i trishtuar, me të cilin nuk duhet të mësohemi. Për shumë prej tyre, sidomos në këto ditë vere, vetmia rrezikon të bëhet barrë e vështirë për t'u mbartur. Dita e sotme na bën thirrje të dëgjojmë zërin e të moshuarve , që na thonë: "Mos më braktis!" dhe të përgjigjemi: “Nuk do të të braktis!”.
Ta forcojmë aleancën ndërmjet nipërve dhe gjyshërve, të rinjve dhe të moshuarve. E t'i themi "jo" vetmisë së të moshuarve! E ardhmja jonë varet shumë nga mënyra se si gjyshërit dhe nipërit mësohen të jetojnë së bashku. Të mos i harrojmë të moshuarit! Një duartrokitje për të gjithë gjyshërit, për të gjithë!
Praktikojeni çdo ditë Ungjillin
Në fund, Papa kujtoi se me rastin e festës së Zojës Karmë, në Romë, "sonte do të kremtohet procesioni i Madonna "fiumarola" në Tiber", rast - përfundon Françesku - për ta mësuar "nga Maria, Nëna jonë, ta praktikojmë Ungjillin në jetën e përditshme!".