Kërko

Papa në Summer Park me ftesë të motrës së vogël të Jezusit, Geneviève

Papa Françesku viziton Summer Park, në Ostia Lido, me ftesën e mikes së tij, motrës së vogël të Jezusit Geneviève. Rregulltarja, 56 vjeçe, merret me punën baritore të karuseleve, duke dhënë kështu, ndihmesën e vet në baritorinë e mjeshtrave të lojrave të cirkut.

R.SH. / Vatikan

Sot, 31 korrik, Papa Françesku u nis nga Vatikani e arriti në Ostia në orën 15.00, për t’i bërë një vizitë Geneviève Jeanningros, Motrës së Vogël të Jezusit, në bashkësinë e mjeshtrave të lojërave të Cirkut Luna Park, në Lido. Ati i Shenjtë Bergoglio bekoi shtatoren e Zojës Mari, Pajtore e Shfaqjeve Shtegtare të Cirkut dhe përshëndeti familjet e fëmijëve të pranishëm.

Është Motra e vogël e Jezusit Genevieve, rregulltare e mike e tij, e impenjuar prej dhjetëra vitesh në baritorinë e punonjësve të karuseleve, që e ftoi Papën Françesku për t’i vizituar e për t’i përshëndetur sot punëtorët dhe punëtoret e Ostias Summer Park, në periferi të Romës. Motra Genevieve është tashmë një lloj miti i vogël në botën katolike, që frekuenton Papën Françesku: 81 vjeç, e quajtur në takimin e fundit nga vetë Bergoglio-s, me shaka, "la enfant terrible".

Motra e vogël e Jezusit, Genevieve Jeanningros prej 56 vjetësh merret me kujdesin baritor të  mjeshtarve të karuseleve por edhe me bashkësitë  LGBTQ+. Jeton me mjeshtrat e “Luna Park” të Ostia Lido, afër Romës, duke banuar në një  rulotë së bashku me simotrën Anna Amelia. Geneviève Jeanningros, motrën e vogël të Jezusit, është pothuajse ikonë e "Ungjillit të jetuar me këmbë në tokë", d.m.th. ikonë e një vepre baritore të cilën e kryen prej 56 vjetësh ndër bashkësitë e LGBTQ+ (interseksualëve) dhe lojërave të Luna Park, në Ostia Lido, me të cilët jeton në të njëjtin karvan, së bashku me simotrën rregulltare, Anna Amelia.

31 korrik 2024, 16:33