Papa: shoqëria vëllazërore ndërtohet me aleancën ndërmjet të rinjve dhe të moshuarve
“Ne kemi nevojë për një aleancë të re ndërmjet të rinjve dhe të moshuarve, në mënyrë që limfa e atyre që kanë një përvojë të gjatë jete pas, të mund të ushqejë sythat e shpresës së atyre që po rriten. Kështu ne mësojmë bukurinë e jetës dhe krijojmë një shoqëri vëllazërore. #GjyshëritPleqtë”.
R.SH. – Vatikan

Postimi i Papës Françesku botuar sot, 24 korrik 2024, në platformën X, @Pontifex, paraprin dy data domethënëse: përkujtimin liturgjik, më 26 korrik, të Shenjtorëve Joakini dhe Ana, prindërve të Shën Marisë Virgjër dhe Ditën Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve, në program të dielën, më 28 korrik.
24 korrik 2024, 14:09