Papa: demokracia do të thotë të zgjidhësh problemet e të gjithëve "së bashku"
R.SH. / Vatikan
Unë jam i lumtur t'i them këto fjalë për të prezantuar këtë tekst që gazeta Il Piccolo dhe Shtëpia Botuese e Vaticanit (LEV) ofrojnë për lexuesit në lidhje me vizitën time në Trieste me rastin e Javëve Sociale.
Prania ime në Trieste, një qytet me një shije të fortë të Evropës Qendrore për shkak të bashkëprezencës së kulturave, feve dhe grupeve të ndryshme etnike, ndodh me rastin e ngjarjes që Konferenca Episkopale Italiane organizon në këtë qytet, Javët Sociale të Katolikëve në Itali, kushtuar këtij viti temës “Në zemër të demokracisë. Pjesëmarrja ndërmjet historisë dhe së ardhmes”.
Në fjalën e tij, Papa Françesku paralajmëron kundër "një sëmundje të rrezikshme" asaj të "skepticizmit demokratik". Demokracia - shkruan Ati i Shenjtë Françesku në hyrjen e librit që do të shpërndahet nesër, me rastin e vizitës së tij në Trieste, në mbyllje të Javës Sociale të CEI - ne e dimë mirë, është një term i lindur në Greqinë e lashtë për të treguar pushtetin e ushtruar nga populli nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Një formë qeverisjeje e cila, nëse nga njëra anë është përhapur globalisht në dekadat e fundit, nga ana tjetër duket se vuan pasojat e një sëmundjeje të rrezikshme, asaj të ‘skepticizmit demokratik’”.
Vështirësia e demokracive qëndron në marrjen përgjegjësive të kompleksitetit të kohës së sotme – të mendojmë për problemet që lidhen me mungesën e punës ose me pushtetin e tepruar të paradigmës teknokratike - nganjëherë duket se i lë vendin joshjes së populizmit. Demokracia ka në vetvete një vlerë të madhe dhe të padyshimtë të natyrshme: atë të të qenit "së bashku", të faktit që ushtrimi i qeverisjes ndodh brenda kontekstit të një komuniteti që përballet lirisht dhe laikisht në artin e së mirës së përbashkët, që nuk është gjë tjetër veçse një emër tjetër për atë që ne e quajmë politikë.