Për Papën, ‘mitra me qira’ është një praktikë e nevertishme

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar ambasadorëve në Vatikan më 8 janar, Papa e përfshiu praktikën e‘mitrës me qira’, duke kujtuar kërcënimet për paqen globale dhe dinjitetin njerëzor, dhe bërë thirrje për një ndalim universal të saj.

R.SH. / Vatikan

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar ambasadorëve në Vatikan më 8 janar 2024, Papa përfshiu surrogacinë, ndër kërcënimet ndaj paqes globale dhe dinjitetit njerëzor, dhe bëri thirrje për ndalimin universal të shtatzënisë për të tjerët a surrogacisë, të cilën e quajti një praktikë "të neveritshme" dhe cenim të rëndë ndaj dinjitetit të grave dhe fëmijëve. Për Papën, fëmija është dhuratë që nuk duhet të "shndërrohet në një objekt trafikimi" dhe nuk duhet të jetë, sipas nevojës së nënës, "bazë e shfrytëzimit tregtar".

Amësia surrogate dhe teoria gjinore

Fjalë që Ati i Shenjtë Bergoglio i shqiptoi në fjalimin vjetor drejtuar diplomacisë vatikanase, duke renditur kërcënimet ndaj paqes globale dhe dinjitetit njerëzor, në prani të ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë. Ati i Shenjtë saktësisht tha: “Unë e konsideroj të neveritshme praktikën e të ashtuquajturës amësi surrogate, e cila paraqet një cenim të rëndë të dinjitetit të gruas dhe fëmijës, bazuar në shfrytëzimin e situatave të nevojës materiale të nënës”. Papa, në të njëjtin rast, shtoi se jeta e fëmijës së palindur duhet të mbrohet dhe jo "të shtypet apo të kthehet në objekt trafikimi", dhe bëri thirrje për një ndalim global "për ta ndaluar praktikën universalisht". Françesku pati shprehur edhe më herët kundërshtimin e Kishës Katolike ndaj asaj që ai e quajti "mitër me qira".

Ati i Shenjtë Bergolio foli për të drejtat e fëmijëve, duke dënuar amësinë surrogate, pasi “çdo fëmijë është dhuratë e kurrë objekt kontrate”. Gjithashtu, kritikoi teorinë gjinore, që paraqitet si e drejtë njerëzore, por “është tejet e rrezikshme, sepse i zhduk dallimet ndërmjet gjinive, me pretendimin se i bën të gjithë të barabartë”.  Janë kolonizime ideologjike, denoncoi Papa.

(nga Vatican News e Famiglia Cristiana)

04 korrik 2024, 13:16