Kërko

Intelligenza artificiale uomo etica PASS Paglia Intelligenza artificiale uomo etica PASS Paglia

Françesku: revolucioni po ndryshon njerëzit, por jo dinjitetin e tyre

Papa u shkruan pjesëmarrësve në Simpoziumin XVII ndërkristian, që u hap sot në Trani, Pulia: shkenca dhe teknologjia po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën me të cilën qeniet njerëzore e kuptojnë ekzistencën. Të krishterët duhet ta mbrojnë gjithnjë natyrën e tyre, si bij të Zotit.

R. SH. / Vatikan

“Bashkëndarja e udhës së përshkuar deri tani me Papën dhe konsultimi me të për hapat që duhen bërë në të ardhmen me Rrjetin Kishtar të Komuniteteve të Organizuara (Ecclesial Network of Organized Communities RECOR)”, ky është objektivi i takimit të drejtuesve të Komuniteteve të Organizuara të Shteteve të Bashkuara, Fondacioni i Zonave Industriale (IAF) – Perëndim/Jugperëndim - (Industrial Areas Foundation (IAF) - West / Southwest), me Papën Françesku që u mbajt në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, dje më 28 gusht.

Rreth njëzet udhëheqës, ndër ta meshtarë dhe laikë, i paraqitën Papës Rrjetin e ri kishtar të komuniteteve të organizuara (RECOR), i cili, mbështetuar nga ipeshkvijtë katolikë, dëshiron të marrë një rol udhëheqës në formimin dhe zbatimin e Doktrinës Sociale të Kishës, me synimin për të garantuar "një mënyrë jetese me shije ungjillore" (FT, 1).

Sot paradite, përfaqësuesit e Fondacionit të Zonave Industriale - Perëndim / Jug-Perëndim u takuan me Emilce Cuda, Sekretare e Komisionit Papnor për Amerikën Latine (PCAL), për të biseduar rreth strategjive që shërbejnë për të ndërtuar ura midis vendeve të Amerikës së Jugut dhe Veriut në favor të së mirës së përbashkët.

Takimi me Papë Françesku

Gjatë takimit që u mbajt në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, Papa Françesku inkurajoi liderët të ndërtojnë një urë sinodale "në mënyrë që popujt tanë të kenë jetë". “Papa Françesku vlerëson shumë aftësinë e një populli për t'u organizuar. Pasuria e një populli gjendet pikërisht në aftësinë e tij për t'u organizuar".

Për më tepër, Françesku na kujtoi fjalët e Palit VI që pati pohuar se politika është shprehja më e fuqishme e bamirësisë”, tha Jorge Montiel, organizator i Fondacionit në Zona Industriale (IAF) në Shtetet e Bashkuara perëndimore dhe jugperëndimore, pas takimit me Atin e Shenjtë.

Maria Guadalupe Valdez, nga dioqeza e San Antonio, Teksas, njofton: "Papa na inkurajoi të ecim përpara, të veprojmë dhe të mos qëndrojmë indiferentë". Elizabeth Valdez, anëtare e Fondacionit të Zonave Industriale - Perëndim/Jugperëndim, kujton se rrjetet "përbëhen nga Kisha, sindikata, universitete dhe organizata të tjera, me pjesëmarrjen e shumicës së katolikëve, si dhe të Kishave protestante, sinagogave dhe xhamive".

28 gusht 2024, 17:01