Françesku: Zoja i mbron dhe i shoqëron besimtarët e Nikaraguas
R.SH. / Vatikan
Thirrje e fuqishme, por edhe kërkesë e fortë për besimtarët që të përtërijnë “shpresën te Jezusi”, shoqëruar gjithmonë me butësinë amtare të Zojës. Me këto fjalë iu drejtua sot Papa “popullit të dashur Nikaraguan”, në përshëndetjet e tij pas lutjes së Engjëllit:
“Popull i dashur i Nikaraguas, ju inkurajoj ta mbështesni gjithnjë shpresën tuaj tek Jezusi. Kujtoni se Shpirti Shenjt i prin gjithnjë historisë drejt planeve më të larta. Zoja e Papërlyer ju mbrojtë në çastet e provës, ju bëftë të ndjeni butësinë e saj amtare dhe e shoqëroftë popullin e dashur të Nikaraguas”.
Papa: nuk është e lehtë të ndjekësh Jezusin, por Ai është plotësia e jetës
Papa Françesku, më pas, shprehu solidaritetin e tij me të gjithë ata që janë prekur nga lija e majmunëve, e cila tani është bërë - shpjegon ai - "emergjencë globale shëndetësore", ndërsa në të njëjtën kohë ftoi qeveritë dhe industritë të vihen në shërbim të të sëmurëve:
“Dëshiroj t’u shpreh solidaritetin tim mijëra njerëzve të prekur nga lija e majmunëve, e cila tashmë është emergjencë shëndetësore globale. Lutem për të gjithë njerëzit e infektuar, veçanërisht për popullatën e Republikës Demokratike të Kongos, kaq të vuajtur. U shpreh afërsinë time kishave të vendeve më të prekura nga kjo sëmundje dhe inkurajoj qeveritë e industritë private të ndajnë bashkë teknologjinë dhe trajtimet në dispozicion, në mënyrë që askujt të mos i mungojë ndihma e duhur mjekësore”.
Oms, nevojiten 135 milionë dollarë
Një aksion i përbërë nga "agjenci ndërkombëtare dhe partnerë kombëtar e lokalë, nga shoqëria civile, studiuesit dhe prodhuesit e shteteve" u thirr dje nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili kujtoi se do të duhen 135 milionë dollarë në gjashtë muajt e ardhshëm për t'u marrë me “fazat akute e sëmundjes” e cila që nga fillimi i epidemisë, në vitin 2022, pati mbi njëqind mijë raste të konfirmuara, të përqendruara sidomos, si në fjalët e Papës, në Republikën Demokratike të Kongos.