Papa: liturgjia, një trup dhe një zë i vetëm, pa individualizëm

Në mesazhin drejtuar pjesëmarrësve të Javës së 74-të Liturgjike të Kishës së Italisë, nënshkruar Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Parolin, Papa thekson aspektet e koralitetit, këngës së shenjtë dhe heshtjes në liturgji, që favorizojnë lutjen e thellë dhe intime me Zotin, larg nxitimit, zhurmës e muhabetit. Papa kujton se është e nevojshme të "rizbulohet koraliteti i lutjes liturgjike, përmes së cilës, duke u bashkuar me gjuhën amtare të Kishës, bëhemi një trup e një zë i vetëm

R.SH. / Vatikan

Në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve të Javës së 74-të Liturgjike të Kishës katolike të Italisë, që mbahet në Modena, nënshkruar Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Parolin, Papa thekson aspektet e koralitetit, këngës së shenjtë dhe heshtjes në liturgji, që favorizojnë lutjen e thellë dhe intime me Zotin, larg nxitimit, zhurmës dhe muhabetit. Në mesazh Papa kujton se është e nevojshme të "rizbulohet koraliteti i lutjes liturgjike, përmes së cilës, duke u bashkuar me gjuhën amtare të Kishës, bëhemi një trup dhe një zë i vetëm".

“Angazhimi i parë, që na kërkohet është të rizbulojmë koralitetin e lutjes liturgjike, përmes së cilës, duke u bashkuar me gjuhën amtare të Kishës, bëhemi një trup i vetëm dhe një zë i vetëm”. Është një nga “përparësitë konkrete për të theksuar reflektimi mbi Liturgjinë si lutje 'të vërtetë' të Kishës". Kështu shkruan nga Papa Françesku në mesazhin, dërguar nëpërmjet Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin imzot Claudio Maniago, kryeipeshkëv metropolit i Catanzaro-Squillace dhe kryetar i Qendrës së Veprimit Liturgjik dhe të gjithë pjesëmarrësve në Javën e 74-të Liturgjike Kombëtare të Kishës Italiane, e cila zhvillohet në Modena nga data 26 deri më 29 gusht.

“Aspekti i dytë që kemi në qendër të vëmendjes së angazhimit tuaj ndaj kujdesit liturgjik baritor, është marrëdhënia me këngën e shenjtë - lexojmë në mesazh -. Muzika në liturgji nuk është një element zbukuruese, por është pjesë përbërëse dhe e domosdoshme e saj, kontribuon së bashku me gjuhët e tjera që përbëjnë liturgjinë në epifaninë e misterit të kremtuar. Në fakt, besimtarët përmes këngës e jetojnë dhe shprehin fenë e tyre”.

“Aspekti i tretë – vazhdon teksti – ka të bëjë me heshtjen për të cilën na edukon liturgjia, siç na mësojnë vazhdimisht lutjet eukaristike në aktin e heshtjes". Papa, prandaj kërkon t’i “kundërvihemi nxitimit, zhurmave dhe muhabeteve që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme dhe të vlerësojmë heshtjen e shenjtë, gjestin elokuent, kohën e favorshme dhe hapësirën e frytshme për t’u rrënjosur në dashurinë e Zotit, për të kultivuar vështrimin soditës, për t’u thelluar në lutjen e zemrës, për t’u ripërtërirë, kështu, nga Shpirti Shenjt". E "ky familjaritet me heshtjen është një parakusht që Kisha të vihet në dëgjimin e Atij që zbulohet në 'pëshpëritjen e një flladi të butë'".

“Dimensioni i katërt dhe i fundit që Ati i Shenjtë ia beson kujdesit tuaj, është promovimi i shërbesës liturgjike, si fryt i të qenit Kishë e Rrëshajëve”, përfundon mesazhi i Papës, dërguar nëpërmjet Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Parolin imzot Claudio Maniagos, sipas të cilit “prania e një shërbese të larmishme, duhet ushqyer nga bashkimi ynë në Krishtin, duhet kultivuar nga pjesëmarrja e asamblesë së popullit të Zotit dhe duhet promovuar bashkëpërgjegjësinë në mision duke manifestuar konkretisht, natyrën sinodale të Kishës". Një vetëdije e tillë, siç ka kujtuat Papa Françesku, “kërkon një angazhim të vazhdueshëm në fushën e formimit, në mënyrë që të shmangen personalizmi dhe protagonizmi dhe të realizohet një shërbim i vërtetë bashkimi”.

27 gusht 2024, 14:47