Kërko

Papa: në botë ka shumë energji të ndotur

Françesku priti në audiencë menaxherët dhe punonjësit e Terna-s në audiencë në Sala Clementina dhe uron që energjia do të jetë "e pastër" jo vetëm nga burimet fosile, por mbi të gjitha nga padrejtësitë, luftërat dhe pabarazitë. Thirrje për të vrarët në punë në infrastrukturat energjetike: “Të mos i harrojmë dhe të mos ketë më”. Françesku kujton edhe luftërat që "lindin nga uria për energji"

R.SH. / Vatikan

Papa priti sot paradite në audiencë drejtuesit dhe punonjësit e Ternës në Vatikan. "Ju impenjoheni për një të ardhme të ushqyer nga energjia e pastër, për mënyra të reja të konsumimit dhe prodhimit të saj gjithnjë e më shumë të bazuar në burimet e rinovueshme. Por, në të vërtetë - nënvizoi gjatë audiencës - ka shumë energji të papastra në planet. Të ndyra, natyrisht, për shkak të shumë burimeve fosile të parinovueshme, por edhe të padrejtësive dhe luftërave, që lindin dhe jetojnë duke kërkuar “ta shuajnë urinë për energji duke ndotur marrëdhëniet e korporatave dhe shpirtrat e njerëzve”.

Prandaj, nënvizoi Papa "energjia e mirë nuk është vetëm çështje teknologjike: prodhimi dhe konsumi duhet të bëhen gjithnjë e më të drejtë dhe më përfshirës". "Në të vërtetë, përfshirja e energjisë, demokracia energjetike, është sot një sfidë shumëdimensionale. Nuk mund të jesh qytetar sovran, nëse mbetesh subjekt i energjisë", përfundoi Papa Françesku.

31 gusht 2024, 13:50