Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Dialogue du vent et de la mer
Programe Podcast
Festa e Zojës së Dëborës në Romë Festa e Zojës së Dëborës në Romë

Papa në kremtimin e Zojës së Dëborës, mrekulli, që vijon të bëjë mekulli!

Papa Françesku do të marrë pjesë në Mbrëmësoret e 5 gushtit në Bazilikën e Zojës së Madhe, në Romë, pjesë e kremtimeve për festën e Zojës së Dëborës, që filluan sot (2 gusht). Bazilika Papnore e Shën Marisë së Madhe i fton të gjithë - besimtarët, banorët dhe turistët - të marrin pjesë në një nga festat historike dhe tradicionale më të dashura në kryeqytetit

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku do të marrë pjesë në Mbrëmësoret e 5 gushtit në Bazilikën e Zojës së Madhe, në Romë, pjesë e kremtimeve për festën e Zojës së Dëborës, që filluan sot (2 gusht). Bazilika Papnore e Shën Marisë së Madhe i fton të gjithë - besimtarët, banorët dhe turistët - të marrin pjesë në një nga festat historike dhe tradicionale më të dashura në kryeqytetin italian. Festa paraprihet në datat 2-3-4 gusht nga një Triditësh në orën 18:00.

Të hënën më 5 gusht, në përvjetorin e Kushtimit të Bazilikës dhe të Solemnitetit të Zojës së Dëborës, rinisin "reshjet e borës" tradicionale në kujtim të ngjarjes së mrekullueshme që ndodhi në shekullin IV nën papninë e Papës Liberi, në vitin 358 pas Krishtit, kur Zoja iu duk në ëndërr Atit të Shenjtë, duke i kërkuar të ndërtonte një bazilikë në vendin që ajo do t'i tregonte. Në mëngjes lagjja Esquiline ishte zbardhur krejt nga dëbora e mrekullueshme, që vijonte të binte me flokë të mëdhenj. Aty ku ra dëbora, aty u ndërtua kisha kushtuar Virgjëres Mari, e cila edhe sot tërheq besimtarë e turistë nga mbarë bota. E aty Zoja e Dëborës vijon të bëjë mekulli!

Papa Françesku në Bazilikën e Zojës së Madhe
Papa Françesku në Bazilikën e Zojës së Madhe

Dy takime, sipas traditës romake

Dy janë takimet për ngjarjen më përfaqësuese të traditës romake. Paradite, kremtimi Solemn Liturgjik në orën 10.00, kryesuar nga Kryeprifti i Bazilikës, kardinali Stanislaw Rilko, e pasdite, në orën 17.30., në prani të Papës Françesku, Mbrëmësoret e kryesuara nga Shkëlqesia e Tij, Kryeprifti Rolandas Makrickas. Në përfundim të mbrëmësores, Ati i Shenjtë do të shkojë në Kapelën Pauline për një çast të shkurtër lutjeje personale para Ikonës së Marisë,  Salus Populi Romani. Në orën 19.00, kremtimi eukaristik i kryesuar nga Imzot Emilio Nappa, Kryetar i Veprave Papnore Misionare..

Programi i Festës së Zojës së Dëborës 2024:

2-3-4 gusht 2022 | Triditshi në Salus

18.00 Kremtimi Eukaristik

4 gusht | Vigjilja

Në orën 17.00 Mbrëmësorja Solemne

18.00 Kremtimi Eukaristik

5 gusht 2022: Përvjetori i Kushtimit të Bazilikës dhe Solemniteti i Zojës së Dëborës

Ora 10.00: Kremtimi Solemn Eukaristik Kapitullar, i kryesuar nga  Shkëlqesia e Tij,  kard. Stanislaw Rylko, Kryeprift i Bazilikës Papnore të Shën Marisë së Madhe, shoqëruar me kujtimin e mrekullisë së borës gjatë Gloria-s.

Ora 17.30 Mbrëmësorja II kryesuar nga Imzot Rolandas Makrickas, Kryeprift koadiutor, me kujtimin e mrekullisë së borës, ndërsa këndohet Magnificat.

I pranishëm, PAPA Françesku

Në orën 19.00 Kremtimi eukaristik i kryesuar nga Imzot Emilio Nappa, Kryetar i Veprave Misionare Papnore.

Meshët e Shenjta do të kremtohen në orët: 7.00, 8.00, 9.00, 10.00, 12.00, 18.00.

02 gusht 2024, 12:50
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031