Papa priti në audiencë private kryeipeshkvin e Tiranë Durrësit Imzot Arjan Dodaj
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku priti sot paradite, në një audiencë private, në Vatikan, kryeipeshkvin e Tiranë Durrësit Imzot Arjan Dodaj F.d.C. Gjatë audiencës, Imzot Arjani i paraqiti Papës programin e takimeve “MED 24” që do të mbahen në Tiranë në shtator, si fryt edhe të përvjetorit të 10-të të vizitës së Papës Françesku në Shqipëri, kështu thuhet në një postim të sotëm të Arqidioqezës Tiranë Durrës në FB.
Ati Shenjtë Françesku e përgëzoi kryeipeshkvin e Tiranës për nismën lartëpçrmendur duke siguruar afërsinë dhe lutjet e tij për popullin e Zotit në Shqipëri që ka vuajtur shumë për të mbajtur të ndezur dritën e fesë. Papa e nxiti Arqidioqezën e Tiranë-Durrës të ecën përpara me një hov të ri duke u angazhuar me kurajo dhe gëzim, në dëshminë e fesë dhe të dashurisë së Zotit e ndaj çdo personi.
Kryeipeshkvi imzot Arjan Dodaj i prezantoi Papës, një bluzë dhe një etiketë duke treguar kështu, në mënyrë konkrete dhe simbolike njëkohësisht, regjistrimin e tij për takimet mesdhetare “MED 24” në Tiranë. Në fund, Papa i dha bekimin e tij apostolik për kryedioqezën e Tiranë Durrësit, thuhet në një postim në FB të kryedioqezës së Tiranë Durrësit.
Sot pasdite, imzot Arjan Dodaj na dërgoj këtë dëshmi të tij rreth audiencës private që pati me Papën Françesku, ta dëgjojmë: