Papa Françesku, në audiencë me pjesëmarrësit në kapitujt e përgjithshëm të katër kongregatave Papa Françesku, në audiencë me pjesëmarrësit në kapitujt e përgjithshëm të katër kongregatave

Papa - rregulltarëve: mos dëboni, po mirëprisni; vlen bamirësia, jo diplomat

Françesku, duke pritur në audiencë pjesëmarrësit në kapitujt e përgjithshëm të katër kongregatave, kujtoi "provimin përfundimtar" të jetës së krishterë, i cili do t’i kushtohet gjesteve të dashurisë ndaj të varfërve, të vuajturve, të mospranuarve: mos i zgjidhni njerëzit duke u nisur nga kriteret e kësaj bote në takimet tuaja, qoftë gjithmonë i gjallë dhe pulsues impulsi i bujarisë!

R.SH. - Vatikan

Zemrat në paqe, e në të njëjtën kohë, "të shqeta", sepse një zemër që është "e qetë" mund të jetë e pandjeshme, mund të jetë e amullt për misionin e dëshmimit të dashurisë së Zotit dhe sepse në fund gjithçka përmblidhet në "provimin e mbram”, treguar në Ungjill nga Mateu, provim në të cilin do të peshojë bamirësia e jetuar ndaj atyre që vuajnë, e jo titujt akademikë; dyert e lëna hapur për të gjithë, pa dallim, dhe jo vetëm për ca “të zgjedhur”. Françesku pikturon edhe një herë horizontin e jetës së kushtuar, përpara një grupi të larmishëm rregulltarësh e rregulltaresh, pjesëmarrës në kapitujt e përgjithshëm të instituteve të tyre përkatëse: Motrat Misionare Domenikane të Shën Sistit, të Shoqatës së Zemrës së Krishtit, të Paraqitjes së Zojës në Tempull dhe Etërit Vokacionistë.

Papa me disa murgesha pritur sot në audiencë
Papa me disa murgesha pritur sot në audiencë

Arsye, formim, bamirësi

Reflektimi i Papës sillet rreth tri bazave themelore: arsyes, formimit dhe bamirësisë, si në çastet solemne të zgjedhjeve të mëdha, ashtu edhe “në  vendimet e vogla të përditshme”, që të krijojnë mundësinë të ndjekësh thirrjen tënde  përmes “një pune të lodhshme, në dëgjim të zërit të Zotit, të vetvetes e edhe të tjerëve”, me meditim e “pritje durimtare” e edhe me “guxim”, natyrisht sipas vullendesës së Zotit, që u flet zemrave, po nuk i detyron. Proces delikat - pohon Françesku - krejtësisht i nevojshëm jo vetëm për njeriun e kushtuar:

“Bota jonë ka nevojë të madhe të rizbulojë shijen dhe bukurinë e vendimit, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet përfundimtare, të cilat përcaktojnë pikën e kthesës vendimtare në jetë, siç janë zgjedhjet profesionale. Ndaj ka nevojë për etër dhe nëna, që i ndihmojnë, veçanërisht të rinjtë,  të kuptojnë se të jesh i lirë nuk do të thotë të ngulesh përjetësisht në një udhëkryq, të bësh “arratisje” të vogla majtas e djathtas, pa zgjedhur kurrë rrugën e vërtetë”.

Audienca e sotme me katër kongregacionet në Sala Clementina
Audienca e sotme me katër kongregacionet në Sala Clementina

Në paqe, por të shqetë

Lidhur me formimin, Papa u përsëriti murgeshave dhe etërve se bëhet fjalë për  "rrugën e rritjes në shenjtëri, që e përfshin gjithë jetën", me lutjen personale dhe komunitare, jetën e Sakramenteve, adhurimin të cilin Françesku e thekson edhe një herë me forcë. Për më tepër - vazhdon  - "vetëm kush njihet përvujtërisht e vazhdimisht “në formim”, mund të "shpresojë të jetë  'trajner' i mirë për të tjerët". Dhe këtu paralajmërojmë  se duhet të jemi "të vëmendshëm ndaj shqetësimeve të zemrës", sepse tjetër gjë është ta kesh  zemrën "të qetë", e tjetër të jesh, siç është e drejtë, "në paqe, por i shqetësuar":

“Misioni juaj është, sot, vërtetë profetik, në rrethana shoqërore dhe kulturore të karakterizuara nga qarkullimi marramendës dhe i vazhdueshëm i informacionit, por nga ana tjetër, dramatikisht i varfër në marrëdhëniet njerëzore. Në kohët tona ndjehet nevojë urgjente për edukatorë, që dinë të bëhen me dashuri shok e shoqe udhe për njerëzit, të cilët u besohen”.

Një çast nga audienca
Një çast nga audienca

Kundërhelmi i kulturës së hedhurinës

 Duhet ta keni gjithnjë parasysh fytyrën e të varfërve” – i porositi të pranishmit Françesku -  "në kuvendet tuaja të jetë gjithmonë i gjallë dhe pulsues, impulsi i bujarisë dhe i dashurisë së painteresuar, falë të cilave nisi prania juaj në Kishë". Kapitulli 25 i Mateut mbi Gjyqin e mbramë, është ai që çdo i krishterë dhe çdo i kushtuar duhet ta kenë gjithmonë si fill matës:

Zoti nuk do të na pyesë: ‘Çka studiuat? Sa diploma patët?’. Ky është antidoti i aftë për të fituar, në ne dhe rreth nesh, mbi kulturën e hedhurinës: ju lutem, mos i hidhni njerëzit, mos zgjidhni njerëz me kritere të kësaj bote: sa të rëndësishëm janë, sa para kanë... këta kritere të kësaj bote- përjashta! Mos flakni, por merrni, përqafojini të gjithë, e duajini të gjithë".

12 gusht 2024, 14:10