2024.08.30 Partecipanti alla Plenaria del Dicastero per l'Evangelizzazione 2024.08.30 Partecipanti alla Plenaria del Dicastero per l'Evangelizzazione

Papa, Urbanianës: hapje ndaj realitetit pluralist, për të shpallur Ungjillin

"Ne nuk jetojmë në një shoqëri të krishterë, por jemi të thirrur të jetojmë si të krishterë, në shoqërinë e sotme pluraliste. Si të krishterë e haptazi”- këshilloi Papa Françesku gjatë audiencës me pjesëmarrësit në Asamblenë e Jashtëzakonshme Plenare të Dikasterit për Ungjillëzimin, Seksioni për ungjillëzimin e parë dhe Kishat e reja të veçanta, të udhëhequra nga kardinali Louis Antonio Tagle. “Këto dy gjëra shkojnë gjithmonë bashkë: ungjillëzimi i kulturës dhe inkulturimi i Ungjillit”, tha Papa

R.SH. / Vatikan

"Ne nuk jetojmë në një shoqëri të krishterë, por jemi thirrur të jetojmë si të krishterë, në shoqërinë e sotme pluraliste. Si të krishterë të çiltër". Papa Françesku e nënvizoi këtë në fjalimin e sotëm drejtuar pjesëmarrësve të asamblesë plenare të Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin, përqendruar në perspektivat e ardhshme të Universitetit Papnor Urbaniana, në Romë. Për institucionin, identiteti dhe misioni përbëjnë një realitet të pandashëm, por është themelore aftësia për të "interpretuar kohën, në të cilën jetojmë".

“Ka njëfarë plani për t’u likuidifikuar me universitetet e tjera, po kjo nuk shkon”. Janë fjalët e Papës, shqiptuar jashtë tekstit, ndërsa fliste për ardhmërinë e Universitetit Papnor Urbaniana në Romë. "Ne nuk jetojmë në një shoqëri të krishterë, por jemi të thirrur të jetojmë si të krishterë, në shoqërinë e sotme pluraliste. Si të krishterë e haptazi”- këshilloi Papa Françesku gjatë audiencës së sotme, në Vatikan, me pjesëmarrësit në Asamblenë e Jashtëzakonshme Plenare të Dikasterit për Ungjillëzimin, Seksioni për ungjillëzimin e parë dhe Kishat e reja të veçanta,  udhëhequr nga kardinali Louis Antonio Tagle.

Papa i nxiti të pranishmit të bashkojnë kërkesën për "rritjen e cilësisë së ofertës së formimit e të kërkimit shkencor, me racionalizimin e nevojshëm të burimeve njerëzore dhe ekonomike". “Për këtë - teza e Papës - nevojitet vizion i aftë e shikim përtej ditës së sotme, në gjendje për të pasur parasysh situatën kishtare dhe sociale, gjallërinë e strukturave kishtare dhe qëndrueshmërinë e tyre, nevojat e kishave vendase, thirrjet për meshtarinë dhe për jetën rregulltare, indekset demografike të rajoneve të ndryshme”.

 “Duhet frymë krijuese e shëndetshme për të gjetur shtigjet e duhura”: kjo, receta e Françeskut i cili, duke folur lirisht, u kërkoi të pranishmëve “të mos kenë frikë nga krijimtaria”. “T’i përdorësh mirë burimet do të thotë të ecësh në rrugë të barabarta, t’i ndash pedagogët e gjashtë institucioneve, t’i zhdukësh shpërdorimet, të planifikosh me kujdes veprimtaritë, të braktisësh praktikat dhe projektet e vjetruara”. Këtë shpjegoi Papa, e në vijim kujtoi:

“Sa shumë kemi nevojë për barinj, sa shumë për njerëz të shuguruar e edhe për laikë, që dinë të mishërojnë hovin misionar për t’i ungjillëzuar kulturat dhe për ta inkulturuar, kështu, Ungjillin!”- theksoi: “Këto dy gjëra shkojnë gjithmonë bashkë: ungjillëzimi i kulturës dhe inkulturimi i Ungjillit”.

30 gusht 2024, 11:37