Presidenti i Malavit në audiencë te Papa

Biseda e Papës me kreun e shtetit afrikan Lazarus McCarthy Chakwera, i cili në takimin e mëpasshëm me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Parolin dhe Imzot Gallagher foli për situatën e vendit dhe skenarin ndërkombëtar.

R.SH. / Vatikan

Një komb i vogël, Malavi, por ndër ata me dendësinë më të lartë të popullsisë në Afrikë, me shumicën e popullsisë që ka një moshë mesatare rreth 35 vjeç. Dhe një shtet që po përjeton një zhvillim të mirë shoqëroro-ekonomik, me transformime që po zhvillohen gjithashtu në nivelin kishtar - muajin e kaluar erdhi lajmi se Malavi, Zambia dhe Zimbabve po lëvizin drejt një entiteti episkopal autonom në nivelin rajonal. Kjo është fotografia e një vendi që sot, më 19 gusht, pa përfaqësuesin më të lartë institucional, Presidentin e Republikës Lazarus McCarthy Chakwera, të zhvillojë një bisedë për rreth njëzet minuta me Papën dhe më pas të ketë një takim të ngjashëm me drejtuesit e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit.

"bisedimet epërzemërta" me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë
"bisedimet epërzemërta" me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë

Dialogu dhe pajtimi

Pikërisht gjatë "bisedimeve të përzemërta" me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin dhe Kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, u fol për "marrëdhëniet e mira midis Selisë së Shenjtë dhe Malavit, dhe u shqyrtuan disa aspekte të politikës dhe situatës shoqëroro-ekonomike të vendit, veçanërisht në bashkëpunimin me Kishën Katolike në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe formimit profesional”.

Biseda, njofton zyra e shtypit të Vatikanit, përfshiu gjithashtu edhe "një shkëmbim mendimesh mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e nxitjes së dialogut dhe të pajtimit midis popujve".

shkëmbimi dhuratave
shkëmbimi dhuratave

Dhuratat

Në momentin e shkëmbimit të dhuratave, Papa Françesku i ofroi presidentit të Malawi-t një skulpturë bronzi që paraqet dy duar që shtrëngohen, në sfondin e kolonadës së Shën Pjetrit, një grua me një fëmijë dhe një anije migrantesh dhe fjalët "Le t'i mbushim duart tona me duar të tjera”, së bashku me një kopje të Mesazhit Papnor për Ditën Botërore të Paqes së këtij viti dhe librit të shtëpisë Botuese të Vatikanit (LEV) mbi Statio Orbis të 27 marsit 2020. Nga njëra anë, Presidenti McCarthy Chakwera i dhuroi Papës një reliev prej druri të skalitur nga artizanët vendas, që paraqet hartën e Malavisë me qytetet kryesore dhe kafshët që banojnë në vend.

19 gusht 2024, 13:35