Barsalogho, una delle aree colpite dal terroristi islamisti Barsalogho, una delle aree colpite dal terroristi islamisti

Dhimbja e Papës për sulmet terroriste në Burkina Faso

Pas lutjes së sotme të Engjëllit të Zotit, Papa Françesku dënoi ashpër sulmet e fundit "të urryera kundër jetës njerëzore" nga milicitë xhihadiste në vendin afrikan, të cilat u kushtuan jetën të paktën 200 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. Në gusht, milicët fundamentalistë kryen aksione të ndryshme në disa zona të vendit

R.SH. / Vatikan

Pas lutjes së sotme të Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku dënoi ashpër sulmet e fundit "të urryera kundër jetës njerëzore" nga milicitë xhihadiste në në Burkina Faso, të cilat u kushtuan jetën të paktën 200 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. Pastaj kujtoi udhëtimin apostolik në Azi, i cili nga nesër do ta çojë në Indonezi, Papua Guinenë e Re, Timorin-Lindor dhe Singapor. Kujtoi edhe Ditën Botërore të Lutjes për Krijimin: "thirrja e Tokës gjithnjë e më alarmante". Sot paradite u lut para ikonës së Virgjërës Mari Salus populi romani, në Bazilikën e Zojës së Madhe Maria në Romë. 

Viktimat e aksidentit në shenjtëroren Recife, në Brazil

 “Lutem për viktimat e aksidentit  në shenjtëroren Recife, në Brazil. Zoti i ringjallur i ngushëlloftë të plagosurit dhe familjarët". Kështu u shpreh Papa pas lutjes së Engjëllit, duke kujtuar tragjedinë e shkaktuar nga shembja e një çatie.

Viktimat e sulmit terrorist në Burkina Faso

“Ndërsa dënoj atentatet e urryera kundër jetës njerëzore, i shpreh afërsinë time mbarë kombit e ngushëllimet më të ndjera, familjeve të viktimave”. Janë fjalët e Papës pas lutjes së Engjëllit të Zotit, kremtuar sot në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, duke kujtuar viktimat e sulmit terrorist në Burkina Faso dhe viktimat e aksidentit  në shenjtëroren Recife, në Brazil.

Lindja e Mesme: konflikti rrezikon të përhapet"

“Edhe një herë shpreh me shqetësim mendimin tim për konfliktin në Palestinë dhe Izrael, që rrezikon të përhapet në qytete të tjera palestineze. Bëj thirrje që negociatat të mos ndalen të pushojë menjëherë zjarri. Të lirohen pengjet, të ndihmohet popullsia e Gazës, ku po përhapen edhe shumë sëmundje, duke përfshirë edhe poliomielitin”.

Kështu u shpreh Papa Françesku në fund të Engjëllit, duke kërkuar:

“Paqe në Tokën Shenjtë, paqe në Jeruzalem. Qyteti Shenjtë qoftë vend takimi, ku të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët të ndihen të respektuar dhe të mirëpritur dhe askush të mos e vërë në dyshim status quo-në e vendeve të tyre të shenjta". Kjo, thirrja e Papës Françesku në fund të  Engjëllit të Tënzot.

Ukrainë: mbi një milion pa energji elektrike e pa ujë

"Jam gjithnjë pranë popullit të martirizuar ukrainas, të goditur nga sulmet kundër infrastrukturës energjetike. Përveç shkaktimit të vdekjeve dhe lëndimeve, lanë më shumë se një milion njerëz pa energji elektrike dhe pa ujë."

Kështu u shpreh Papa Françesku në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit nga dritarja e Pallatit Apostolik mbi Sheshin e Shën Pjetrit. “Të kujtojmë se Zoti e dëgjon  gjithnjë zërin e të pafajshmëve e nuk qëndron indiferent ndaj vuajtjeve të tyre” - shtoi Papa.

Ambienti: Papa, britma e Tokës së plagosur është gjithnjë e më alarmante

“Sot kremtojmë Ditën botërore të lutjes për kujdesin e Krijimit. Uroj që të gjithë, institucione, shoqata, familje dhe çdo njeri, të angazhohen konkretisht për Shtëpinë tonë të përbashkët. Britma  e tokës së plagosur po bëhet gjithnjë e më alarmante në kërkim të një veprimi vendimtar, që nuk mund të lihet për më vonët”. Këtë e theksoi fort Papa Françesku pas lutjes së Engjëllit.

01 shtator 2024, 15:36