Françesku ia beson Marisë Salus populi romani shtegtimin në Azi
Sot në mëngjes, e diel, 1 shtator, Papa arriti në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe dhe u ndal në lutje, si zakonisht, përpara ikonës së Virgjërës Salus populi romani, duke ia besuar asaj shtegtimin apostolik në Indonezi, Papua Guinea e Re, Timor-Leste dhe Singapor, që do të nisë nesër pasdite dhe do të përfundojë më 13 shtator
R. SH. - Vatikan
Sot në mëngjes, e diel, 1 shtator, Papa Françesku arriti në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe dhe u ndal në lutje, si zakonisht, përpara ikonës së Virgjërës Salus populi romani, duke ia besuar asaj shtegtimin e tij të ardhshëm apostolik në Indonezi, Papua Guinea e Re, Timor-Leste dhe Singapor. Në përfundim u kthye në Vatikan.
Ngjarja u bë e ditur nga Salla e Shtypit e Vatikanit. Ky do të jetë shtegtimi më i gjatë i papnisë, nga 2 - deri më 13 shtator.
01 shtator 2024, 11:56