2024.09.21 Juan Lopez attivista sociale e ambientale cattolico Honduras ucciso 2024.09.21 Juan Lopez attivista sociale e ambientale cattolico Honduras ucciso

Honduras, ngushëllimet e Papës për vrasjen e një punonjësi baritor

Françesku, pas lutjes së Engjëllit të Zotit, kujtoi me dhimbje vrasjen e Juan Antonio López, "delegat i Fjalës së Zotit, koordinator i kujdesit social baritor të Dioqezës së Trujillo dhe anëtar themelues i kujdesit baritor të ekologjisë integrale". Krimi ndodhi më 14 shtatorin e kaluar, kur 46-vjeçari, babai i dy vajzave po largohej nga Mesha. Papa është afër "me ata që përjetojnë shkeljen të drejtat e tyre themelore" dhe me ata që janë të përkushtuar "për të mirën e përbashkët

R.SH. - Vatikan

Mësova me dhimbje se është vra në Honduras Juan Antonio López, delegat i Fjalës së Zotit, koordinator i kujdesit social baritor të Dioqezës së Trujillo dhe anëtar themelues i kujdesit baritor të ekologjisë integrale në Honduras. Bashkohem në zinë e asaj Kishe dhe në dënimin e të gjitha formave të dhunës. Jam pranë atyre që përjetojnë shkeljen e të drejtave të tyre themelore dhe të atyre që janë të përkushtuar për të mirën e përbashkët në përgjigje të britmës së të varfërve dhe të tokës.

23 shtator 2024, 10:12