Kërko

2024.09.11 Viaggio Apostolico in Timor-Leste - Incontro con i giovani nel Centro de Convencoes de Dili 2024.09.11 Viaggio Apostolico in Timor-Leste - Incontro con i giovani nel Centro de Convencoes de Dili

Kardinali Carmo da Silva: feja e Timorit-Lindor e preku thellë Papën

Kryeipeshkvi i Dilit përshkon etapën e udhëtimit apostolik të Françeskut në Timorin Lindor: Papa na bëri të kuptojmë se sado i vogël të jetë vendi, ne jemi katolikë me identitetin tonë të saktë dhe të qartë.

R.SH. - Vatikan

«Një ngjarje historike, një festë për popullin e Timorit Lindor, një kremtim feje për Kishën Katolike të vendit»: në bisedë me mediat e Vatikanit, kryeipeshkvi i Dilit, Kardinali Virgílio Carmo da Silva, bënë një vlerësim fillestar të vizitës së Papës Françesku në kombin aziatik, e cila përfundoi mëngjesin e sotëm, të mërkurën më 11 shtator, pas dy ditësh intensive takimesh.

Kardinali Virgílio Carmo da Silva kujton vizitën e Shën Gjon Palit II, e cila u zhvillua 35 vjet më parë kur Dili ishte kryeqyteti i një province të Indonezisë dhe nënvizon se Bergoglio është Papa i parë që shkoi në Timorin-Lindor që kur vendi u bë i pavarur. “Qeveria, Kisha dhe mbarë populli kontribuan në suksesin e kësaj vizite”, thekson kardinali, duke nënvizuar se “forca e fesë e pranishme në këtë vend të ri e ka prekur vetë Papën dhe pothuajse mbarë botën”.

Përshëndetja e Papës drejtuar kardinalit të Dilit Carmo da Silva, në fund të Meshës

Duke u ndalur, pra, te frytet e vizitës së Papës në Timorin Lindor, Kardinali Carmo da Silva kujton, para së gjithash, moton e udhëtimit apostolik “Feja juaj le të jetë kultura juaj”, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënies ndërmjet fesë dhe arsyes. Një temë, sqaron kardinali i Dilit, e cila muajin e fundit është eksploruar thellësisht edhe në nivelin akademik dhe në mesin e drejtuesve të qeverisë. Për më tepër, duke parë "procesin e gjatë të ndërtimit të vendit, të ndërtimit të një identiteti të ri si komb", kryeipeshkvi timorez nënvizon se si vizita e Papës shërbeu për të "afirmuar dhe konfirmuar identitetin kombëtar dhe për t'i thënë timorezëve se sado i vogël të jetë vendi: ti je timorez, je katolik dhe ke identitetin tënd”. Prandaj, shpresa është që popullsia vendase "të rrënjoset në këto procese të identitetit kulturor dhe fetar".

Së fundi, duke komentuar fjalimin e fundit të Bergoglios nëDíli- mbajtur mëngjesin e sotëm, më 11 shtator, gjatë takimit të Papës me të rinjtë në Centro de Convenções -, kardinali Carmo da Silva kujton "dy mesazhet shumë të forta" të Papës drejtuar të rinjve të Timorit Lindor që janë: «Së pari: ecni përpara, bëni zhurmë, jini të lumtur, jini të gëzuar. Së dyti: respektoni të moshuarit, gjyshërit, prindërit dhe fëmijët”. “Të dy mesazhet i drejtohet popullit të Zotit – shton kardinali i Dilit –. Kur të gjithë ne, të rinj dhe fëmijë, do të vazhdojmë të kultivojmë këto vlera në zemrat tona dhe të respektojmë të tjerët, atëherë besoj se ky do të jetë një hap i madh përpara drejt një ndryshimi të domosdoshëm. Dhe ky ndryshim fillon tashmë sot, pas vizitës së Papës”.

11 shtator 2024, 13:05