Papa, abuzimi fëmijëve është "një turp për të cilin Kisha me përulësi kërkon falje"

Papa: Kisha është e shenjtë dhe mëkatare. Në një bashkëjetesë të përhershme të dritës dhe hijes, shpesh me rezultate të bujarisë së madhe e përkushtimit të shkëlqyer, dhe ndonjëherë, për fat të keq, me shfaqjen e kundërdëshmitarëve të dhimbshëm. Mendoj për ngjarjet dramatike të abuzimeve të fëmijëve, turpi e plagame të cilën Kisha po përballet me vendosmëri

R.SH. / Vatikan

Rastet e abuzimit të fëmijëve janë një "turp" dhe Kisha duhet "të kërkojë falje". Kështu tha Papa Françesku, duke folur para autoriteteve të Belgjikës, sot në Bruksel, me rastin e vizitës së tij.
"Në këtë bashkëjetesë të përhershme midis shenjtërisë dhe mëkatit, bashkëjetesës dritëhijeje në të cilën jeton Kisha, shpesh me rezultate të bujarisë së madhe e përkushtimit të shkëlqyer, dhe ndonjëherë fatkeqësisht me shfaqjen e kundërdëshmitarëve të dhimbshëm.

Mendoj për ngjarjet dramatike të abuzimit të fëmijëve – të cilit iu referua kryeministri, por edhe mbreti – një plagë kjo që Kisha po e trajton me vendosmëri, duke dëgjuar dhe shoqëruar të lënduarit dhe duke zbatuar programin parandalues ​​të përhapur në të gjithë botën”, shpjegoi Papa e duke folur për abuzimet me të miturit e ngriti zërin, duke i quajtur abuzimet në Kishë “krim, për të cilin ajo duhet të turpërohet e të kërkojë falje, si edhe të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje me përvujtëri të krishterë. E të bëjë ç’është e mundur që kjo të mos ndodhë më”. Edhe për një abuzim të vetëm duhet të na vijë turp, theksoi Françesku.

Papa foli edhe për fenomenin e "birësimeve të detyruara, që ndodhën edhe këtu në Belgjikë midis viteve ‘50 dhe ‘70 të shekullit të kaluar". “Në ato histori të dhimbshme, fryt i hidhur i një krimi, të një krimi që përzihej me atë që fatkeqësisht ishte rezultat i një mentaliteti të përhapur në të gjitha shtresat e shoqërisë së asaj kohe, aq sa ata që vepronin duke menduar, në ndërgjegje ,se ishin duke bërë të mirën, si të fëmijës, ashtu edhe të nënës”, denoncoi Papa: “Shpesh familja dhe aktorët e tjerë shoqërorë, përfshirë Kishën, kanë menduat se për të hequr stigmën negative, që asokohe fatkeqësisht prekte nënën e pamartuar, ishte e preferueshme për të mirën e nënës dhe fëmijës, që ky i fundit të birësohej. Ka pasur madje edhe raste kur disa grave nuk iu është dhënë mundësia të zgjedhnin nëse donin ta mbanin fëmijën apo ta jepnin për birësim”. "Dhe kjo ndodh edhe sot në disa kultura, në disa vende", denoncoi Papa.

27 shtator 2024, 13:18