Kërko

Papa Kishës papuane: ku është Zoti, të jemi edhe ne, pranë të varfërve dhe të përjashtuarve

Në takim me ipeshkvijtë e klerin e Papuas N.G. e Ishujve Solomon, në Shenjtëroren e Marisë, Ndihma e të Krishterëve, Papa tha “jam shumë i lumtur që ju takoj në këtë vend dhe sugjeroi tre koncepte kryesore: guximin për të filluar, bukurinë për të qenë, dhe bukurinë për të shpresuar e rritur. Kultivoni dhe ndajeni gëzimin tonë si të krishterë e Kishë, jini pranë të varfërve dhe të përjashtuar sepse Jezusi është i pranishëm në ta në një mënyrë të veçantë".

R.SH. / Vatikan

Sot në vizitën e tij në Papua Guiena e Re, pas takimit me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të rrugës në shkollën e vajzave të drejtuar nga Motrat e Bamirësisë, Papa Françesku u zhvendos me makinë në Shenjtëroren e Zojës Ndihmëtare, ndërtuar në pronën saleziane, e cila strehon gjithashtu edhe Institutin Teknologjik Don Bosco në East Boroko, në periferi të Port Moresby. Këtu Papa u takua me ipeshkvijtë e Papua Guinesë së Re dhe të Ishujve Solomon, meshtarët, rregulltarët dhe rregulltaret, seminaristët dhe katekistët.

Papa Françesku u prit nga kryeipeshkvi kardinal i Port Moresby, John Ribat, nga presidenti i Konferencës Episkopale, Imzot Otto Separy, nga Rektori i Shenjtërores dhe nga dy fëmijë me veshje tradicionale që i ofruan një tufë lule. Para fjalës së tij, Papa dëgjoi, ndër të tjera, katër dëshmi të ndryshme: atë të një motre rregulltare, një prifti, një katekisti dhe të një përfaqësuesi të Sinodit për sinodalitetin.

“Ndërtuesit e kësaj Kishe e nisën ndërmarrjen duke bërë një akt të madh feje, e cila dha fryt, por që u bë e mundur edhe falë shumë fillimeve të tjera të guximshme të atyre që i paraprinë”. Kështu tha mes tjerash Papa Françesku gjatë takimit me ipeshkvijtë dhe klerin e Papua Guinesë së Re e të Ishujve Solomon në Shenjtëroren e Zojës Ndihmëtare në Port Moresby, e më pas Papa sugjeroi tre koncepte kryesore: guximin për të filluar, bukurinë për të qenë, dhe bukurinë për të shpresuar e rritur”.

Kur, në vitin 1844, Zoja Mari e frymëzoi Gjon Boskon të ndërtonte një Kishë për nder të saj në Torino - kujtoi në fillim të fjalës Papa - i bëri këtë premtim:

‘Këtu është shtëpia ime, prandaj edhe lavdia ime’.

Maria i premtoi se po të merrte guximin të fillonte ndërtimin e asaj Shenjtoreje, do të pasonin hire të mëdha. Dhe kështu ndodhi: Kisha u ndërtua - dhe është e mrekullueshme - e u bë qendër për përhapjen e Ungjillit, për formimin e të rinjve, për bamirësi dhe pikë referimi për shumë njerëz”.

Më pas, një krahasim i gjetur i Papës, që vuri ballë për ballë një Shenjtore tjetër shumë larg nga e para, por edhe shumë afër:

“Kështu, shenjtërorja e bukur në të cilën gjendemi, e frymëzuar nga ajo histori, mund të jetë simbol edhe për ne, posaçërisht në lidhje me tre aspekte të shtegtimit tonë të krishterë dhe misionar, siç nënvizohet nga dëshmitë që dëgjuam: guximi për të filluar, dëshira për të qenë atje dhe shpresa për t'u rritur”.

Së pari: guximi për të filluar.

Papa, që i bazon zakonisht homelitë mbi tri fjalë kyçe, në këtë Kishë, në fund të botës, zgjodhi, për homelinë, këto tri shprehje: “Guximi për të filluar, bukuria për të qenë, e bukuria për të shpresuar”.

Heroizmi i misionarëve

Ndërtuesit e kësaj Kishe - vijoi Papa duke kujtuar misionarët - e nisën punën duke bërë një akt të madh feje, që dha fryt, por që u bë i mundur vetëm falë shumë fillimeve të tjera të guximshme të atyre që i paraprinë, misionarëve:

“Misionarët - vijoi Papa - mbërritën në këtë vend në mesin e shekullit të 19-të dhe hapat e para të punës së tyre nuk ishin të lehta, ndaj disa përpjekje dështuan. Por ata nuk u dorëzuan: me besim të madh dhe zell apostolik vazhduan të predikonin Ungjillin dhe t'u shërbenin vëllezërve, duke filluar nga e para shumë herë e me shumë flijime, atje ku nuk kishin pasur sukses”.

Fytyrat e shenjtorëve: i njëjti Shpirt, e njëjta dashuri hyjnore

Të kujtojnë këtë, vetratat - nënvizoi Papa - përmes të cilave drita e diellit na buzëqesh nga fytyrat e shenjtorëve dhe të lumëve: gra dhe burra të të gjitha origjinave, të lidhur me historinë e bashkësisë suaj. Këtë theksoi Papa, për të kujtuar më pas pikërisht emrat e tyre: Pietro Chanel, protomartiri i Oqeanisë, Giovanni Mazzucconi dhe Pietro To Rot, martirët e Guinesë së Re, dhe më pas Tereza e Kalkutës, Gjon Pali II, Mary McKillop, Maria Goretti, Laura Vicuña, Zeffirino Namuncurà, Francesco de Sales, Gjon Bosko, Maria Domenica Mazzarello. Të gjithë vëllezër e motra që, në mënyra dhe kohë të ndryshme, duke filluar dhe rifilluar shumë herë vepra dhe udhëtime, e sollën Ungjillin mes jush, me një pasuri shumëngjyrëshe karizmash, të gjallëruara nga i njëjti Shpirt dhe e njëjta dashuri hyjnore e Krishtit (shih 1 Kor 12,4-7; 2 Kor 5,14).

 “Falë “largimeve” dhe “rifillimeve” të tyre jemi këtu dhe që sot, pavarësisht sfidave të cilat nuk mungojnë, vazhdojmë të ecim përpara, pa frikë, duke e ditur se nuk jemi vetëm: është Zoti që vepron, në ne dhe me ne (shih Gal 2:20), duke na bërë, si ata, mjete të hirit të tij (shih 1 Pt 4:10)”.

Një rrugë e rëndësishme, për "largimet" tuaja: ajo e periferive

Po mendoj për njerëzit që i përkasin shtresave më të pafavorizuara të popullsisë urbane - vijoi Papa duke vënë gishtin në plagë - si dhe ata që jetojnë në zonat më të largëta dhe të braktisura, ku ndonjëherë mungojnë gjërat e nevojshme:

“Kisha dëshiron të jetë veçanërisht afër këtyre vëllezërve dhe motrave, sepse Jezusi është i pranishëm në ta në një mënyrë të veçantë (shih Mt 25:31-40), dhe ku është Ai, kreu ynë, jemi edhe ne, anëtarët e tij, që i përkasim në të njëjtin trup”(Efesianëve 4:16)”.

Aspekti i dytë: bota ta njohë Ungjillin dhe të ndajë forcën dhe dritën e tij me ne

Dhe kjo na çon në aspektin e dytë: ata na kujtojnë se këtu thesari më i bukur për sytë e Atit jemi ne, të mbledhur rreth Jezusit, nën mantelin e Marisë, të bashkuar shpirtërisht me të gjithë vëllezërit dhe motrat që Zoti na i besoi, ndezur nga dëshira që e gjithë bota të mund ta njohë Ungjillin dhe të ndajë forcën dhe dritën e tij me ne.

Aspekti i tretë: të mbjellim fara të vogla të së mirës në brazdat e mëdha të botës 

Dhe kështu vijmë te aspekti i tretë - shpjegoi Papa - i treti e i fundit: shpresa për t'u rritur. E për këtë, duhet të vazhdojmë të mbjellim fara të vogla të së mirës, në brazdat e mëdha të botës. Ato duken të vogla, si një kokërr sinapi, por nëse besojmë, me hirin e Zotit  do të mbijnë, do të japin një korrje të bollshme (shih Mt 13:3-9) dhe do të prodhojnë pemë të blerta për të mirëpritur zogjtë e qielli (shih Mk 4,30-32).

Këto, porositë e Papës, i cili i ftoi të gjithë ta falënderojnë Zotin së bashku për mënyrën se si Ungjilli zë rrënjë dhe përhapet në Papua Guinenë e Re dhe në Ish.

07 shtator 2024, 11:53