Kërko

Papa: kujdes nga “krokodilat” që ndryshojnë kulturën

"Në Timorin Lindor është bukur sepse ka shumë fëmijë" dhe "nëpërmjet tyre kemi afërsinë me Zotin". Kujdesuni për ta, këshilloi Papa Françesku në fund të Meshës, duke folur jashtë tekstit zyrtar, dhe "kujdesuni edhe për të moshuarit tuaj, që janë kujtimi i kësaj toke". Një qytet "që i mëson fëmijët e tij të buzëqeshin është një qytet që ka të ardhme"

R.SH. / Vatikan

Buzëqeshja e banorëve të Dilit dhe mbi të gjitha buzëqeshja e fëmijëve. Është "gjëja më e mirë" e popullit timorez sipas Papës Françesku, i cili, përballë 600 mijë njerëzve që mbërritën gjithashtu edhe nga Indonezia për të marrë pjesë në Meshën e kremtuar në fushën Taci Tolu - i njëjti vend ku Gjon Pali II e kremtoi Meshën në vitin 1989 - simbolizon këtë vend paqësor dhe të ri. “Kujdesuni për fëmijët tuaj”, kërkoi Papa, i cili menjëherë paralajmëroi: “Por kini kujdes nga “krokodilat” që duan të ndryshojnë kulturën tuaj, historinë tuaj”. Dhe referimi është i qartë ndaj kolonizimeve ideologjike që ka stigmatizuar disa herë në të kaluarën.

"Në Timorin Lindor është bukur sepse ka shumë fëmijë" dhe "nëpërmjet tyre kemi afërsinë me Zotin". Kujdesuni për ta, këshilloi Papa Françesku në fund të Meshës, duke folur jashtë tekstit zyrtar, dhe "kujdesuni edhe për të moshuarit tuaj, që janë kujtimi i kësaj toke". Një qytet "që i mëson fëmijët e tij të buzëqeshin është një qytet që ka të ardhme", ripohoi Ati i Shenjtë. "Por kujdes sepse më thanë se krokodilët vijnë në disa plazhe. Krokodilët që vijnë për të notuar, kanë një kafshim më të fortë se sa e imagjinojmë ne. Kujdes... kujdes nga ata krokodila. Dhe mos u afroni, sepse ata kafshoj shumë".

10 shtator 2024, 16:14