Kërko

cikloni Boris në Poloni cikloni Boris në Poloni

Papa kujton viktimat e ciklonit Boris dhe bën thirrje për paqe ku ka luftëra

Në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, Papa bëri thirrje të re për të mos harruar Palestinën, Izraelin, Ukrainën dhe Mianmarin "dhe shumë vende tjera ku ka luftëra të shëmtuara, e u lut edhe për njerëzit që janë prekur nga stuhia e shirat në Evropën Qendrore Lindore" dhe inkurajoi komunitetet katolike dhe vullnetarët të impenjohen në dhënien e ndihmave. Duke kujtuar Ditën Botërore të Alzheimerit, Papa u lut që sa më shpejti të mund të ofrohen perspektiva për një kurë të kësaj sëmundjeje

R. SH.– Vatikan

Në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtu paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa kujtoi dhe u lut për të gjitha popullsitë që vuajnë nga konfliktet e vazhdueshme në botë:

Të lutemi për paqen: të mos harrojmë se lufta është një disfatë. Të mos harrojmë Palestinën, Izraelin, të mos harrojmë Ukrainën e stërmunduar, Mianmarin dhe shumë vende ku ka luftëra, luftëra të shëmtuara. Zoti na dhuroftë të gjithëve një zemër që kërkon paqen për të mposhtur luftën, e cila gjithmonë është një disfatë.

Afërsia dhe lutje për viktimat e motit të keq në Evropë

Gjithnjë në pjesën e fundit të audiencës sotme të përgjithshme, Papa Françesku kujtoni "shirat e rrëmbyeshëm" që kanë goditur Evropën Qendrore-Lindore ditët e fundit, duke shkaktuar viktima, persona të zhdukur dhe dëme të mëdha. Papa përmendi “në veçanti Austrinë, Rumaninë, Republikën Çeke dhe Poloninë të cilat po përballen me pasoja tragjike të shkaktuara nga përmbytjet".

I siguroj të gjithë për afërsinë time, duke u lutur veçanërisht për ata që kanë humbur jetën dhe për familjet e tyre. Falënderoj dhe inkurajoj komunitetet katolike lokale dhe organizatat e tjera vullnetare për ndihmën që po japin.

Numri i të vdekurve shkaktuar nga cikloni Boris është rritur në 22 persona dhe 7 që ende janë të zhdukur. Edhe pse reshjet po pakësohen, vëmendja është përqendruar tek lumenjtë, si Dabuni, vala e vërshimit të të cilëve mund të shkaktojnë ende dëme.

Ofroni perspektiva për një kurë të Alzheimerit

Më pas Papa kujtoi se të shtunën e ardhshme, më 21 shtator, do të përkujtohet Dita Botërore e Alzheimerit.

Të lutemi që shkenca mjekësore të jetë së shpejti në gjendje të ofrojë perspektiva trajtimi e kure për këtë sëmundje dhe të aktivizohen gjithnjë e më shumë ndërhyrjet sa më të përshtatshme për të ndihmuar pacientët dhe familjet e tyre.

Papa inkurajon bamirësinë dhe misionin e Benediktinëve

Në fund, duke përshëndetur besimtarët e pranishëm në gjuhën italiane, Papa përmendi Kongresin e Abatëve të Konfederatës Benediktine, që po zhvillohet në Abacinë Primaciale të Shën Anselmit, në kodrën Aventine në Romë dhe i uroi abatit president të ri të Murgjëve Benediktinë punë të mbarë. "Është i ri!", tha Papa duke kujtuar bendiktin (gjerman at Jeremias Schröder, 60 vjeç në dhjetor, deri më tani abat kryetar i Kongregatës së Shën Otilit, në Bavari, shënimi i redaktorit), i cili këtyre ditëve është zgjedhur në udhëheqjen e Murgjëve Benediktinë të mbarë botës.

I inkurajoj të gjithë të angazhohen me zell në veprimtarinë bamirëse dhe misionare për ta bërë frymën benediktine gjithnjë e më të rëndësishme në botë. I përshëndes edhe laikët Karmelitanë dhe i nxis të jenë tharmi i Ungjillit, veçanërisht duke u shtrirë dorën më të pambrojturve për t'u bërë shenjë e një Kishe në dalje.

18 shtator 2024, 13:02