Papa mbërriti në Timorin Lindor, etapën e tretë të udhëtimit në Azi-Oqeani
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku ka mbërritur në Timorin Lindor, etapa e tretë në udhëtimi të tij 12-ditor në Azi dhe Oqeani. Avioni i Papës, nga Port Moresby, u ul në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit Dili.
Me të mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Dilit, Papa Françesku u prit nga Presidenti i Republikës së Timor-Leste, José Ramos-Horta dhe kryeministrja Xanana Gusmão. Dy fëmijë me veshje tradicionale i ofruan lule dhe një shall tipik, tais, në shenjë të mirëseardhjes. Pas Gardës së Nderit dhe përshëndetjeve të delegacioneve, Papa, Presidenti i Republikës dhe Kryeministri u drejtuan drejt sallës së VIP-ave për një bisedë të shkurtër.
Katërmbëdhjetë persona me veshje tradicionale, që përfaqësonin 14 bashkitë e vendit, e pritën Papën gjatë rrugës për në sallën e VIP-ave. Në fund të bisedës, Papa Françesku u largua nga aeroporti për të shkuar me makinë drejt Nuciaturës Apostolike të Dilit. E mahnitshme pritja qytetit, me dhjetëra mijëra njerëz që festonin përgjatë rrugës që të çon nga aeroporti në qendër. Me mijëra timorezë në rrugët e kryeqytetit Dili, ndërsa Papa Françeskut kalonte përpara turmave entuziaste që valëvitnin flamujt.
Me të mbërritur në Dili, Papa vlerëson urtësinë e një populli që ka mësuar nga vuajtja të luftojë urrejtjen me pajtim. Pasdite është program ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin Presidencial të Dilit, vizita e mirësjelljes tek kreu i shtetit dhe takimi i Papës me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik të vendit.
Timori Lindor, vend i Azisë Juglindore që zë gjysmën e ishullit të Timorit - etapa e tretë, pas Indonezisë dhe Papua Guinesë së Re, e udhëtimit të Papës në Azi dhe Oqeani - është i rrethuar nga shkëmbinj nënujorë koralorë të mbushur me jetë detare. Monumentet e kryeqytetit, Dili, dëshmojnë për periudhën e ndikimit të Portugalisë dhe Indonezisë, vende nga të cilat Timori Lindor fitoi pavarësinë përkatësisht në vitin 1975 dhe 2002. Statuja e famshme e Krishtit Mbretit të Dilit, 27 m e lartë, ndodhet në majë të një kodre me pamje nga qyteti, nga e cila mund të shijoni një panoramë të gjerë të gjirit përreth.
Timori Lindor, me një ekonomi të vogël dhe një nga kombet më të varfra në Azi, është një nga vendet më të reja në botë dhe ka lidhje të thella me Kishën Katolike, e cila luajti një rol me ndikim në luftën e trazuar dhe të përgjakshme për pavarësi nga Indonezia. Vendi, i cili ka vetëm 1.3 milionë banorë, është i dyti më i madh Katolike në botë, me 97% të popullsisë.
Françesku është Papa i dytë që viziton Timorin Lindor, pas Papës Gjon Palit II në 1989, por është edhe vizita e parë papnore në vend që kur fitoi pavarësinë në vitin 2002. Vizita vjen më pak se një javë pas kremtimit të 25 vjetorit të votimeve për t'u shkëputur nga Indonezia. Timori Lindor është vend i pavarur që nga 20 maj 2002, por ende nuk i ka shëruar krejtësisht plagët e një konflikt shumë të përgjakshëm, një trashëgimi e rëndë e një lufte të harruar, që çoi deri në pavarësi. Dhe është vend ku besimi katolik, i cili ka formësuar identitetin e tij, është i thirrur të bëhet udhë drejt një të ardhme.