Papa në Luksemburg, në mbrëmje në Belgjikë
R.SH. / Vatikan
Nga Azia Juglindore, me një ndalesë në Oqeani, në zemër të Evropës. Trembëdhjetë ditë pas kthimit të tij nga vizita në Lindjen e Largët, Papa Françesku udhëton për në Luksemburg dhe Belgjikë në udhëtimin e 46-të ndërkombëtar të papnisë së tij, i shoqëruar nga 64 gazetarë. "Ju falënderoj që më shoqëroni në këtë udhëtim. Faleminderit për shërbimin tuaj, jam në dispozicionin tuaj". Papës iu dha pastaj një çantë me disa letra të emigrantëve nga Ishujt Kanarie, të cilët tregojnë kalimin e tyre në ikje atdheu dhe mbërritjen në Evropë. Ulja në Aeroportin Ndërkombëtar të Luksemburgut Findel është planifikuar për në orën 10.00.
Takimi me të pastrehët
Gjithnjë sot në mëngjes, Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se para nisjes, Papa Françesku deshi, siç është bërë tashmë zakon prej kohësh, të takonte në shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, një grup prej rreth dhjetë personash të pastrehë, "gra e burra - lexojmë në postimi në telegram – të cilët natën gjejnë strehë nën kolonadën e Sheshit të Shën Pjetrit apo në rrugët përreth”, të shoqëruar lëmoshtar apostolik, kardinali Konrad Krajewski.
Programi i ditës
Me të mbërritur në Luksemburg, Papa do të ketë paradite takime institucionale me Dukën e Madh, Kryeministrin dhe autoritetet civile dhe diplomatike, ndërsa pasdite do të jetë në Katedralen Notre Dame për t'iu drejtuar komunitetit katolik vendas. Pak pas orës 18:00 nisja dhe mbërritja në Belgjikë, ku Françesku do të qëndrojë deri të dielën.