Papa: ‘drita e urtisë së Singaporit në një shoqëri të bashkuar që jep shpresë’
R.SH. /Vatikan
"Ashtu si ylli që udhëhoqi Dijetarët e Lindjes, kështu drita e urtësisë le ta udhëheqë gjithmonë Singaporin në ndërtimin e një shoqërie të bashkuar të aftë për të transmetuar shpresë". Këto janë fjalët e shkruara me dorë nga Papa, në nënshkrimin e Librit të Nderit gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Shtëpinë e Parlamentit në Singapor, në orën 9 të mëngjesit (03:00 me orën e Romës), ku u prit nga Presidenti i Republikës së Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.
Pas Gardës së Nderit, ekzekutimit të himneve dhe Nderimit të Flamujve, u bë prezantimi i delegacioneve dhe nënshkrimi i Librit të Nderit. Në përfundim të ceremonisë së mirëseardhjes, Papa Françesku mbërriti në Temasek Room, vendi i vizitës së kortezisë së Presidentit, në prani të delegacionit të Papës dhe atij presidencial.
Pas takimit dhe fotografive zyrtare me Presidentin e Republikës, në orën 9.55 (3.35 me orën e Romës) Papa u takua me kryeministrin Wong Shyun Tsai, në prani të delegacioneve të Vatikanit dhe Singaporit. Në fund, Papa, i paraprirë nga Kryeministri, u zhvendos me makinë në Universitetin Kombëtar të Singaporit për takimin me autoritetet dhe fjalimin e tij të parë të etapën e katërt dhe të fundit të udhëtimit të tij apostolik në Azi dhe Oqeani.
Vendi i vogël, qytet-shteti në periferi të Kinës, simbol i modernitetit dhe përparimit, shihet nga Papa Françesku si një shembull në pikëpamjen e tij për multilateralizmin. Familja dhe mjedisi janë shqetësimet tjera të Papës.