Kërko

Françesku, një shtet është i madh kur mbron dinjitetin e njerëzve

Papa: "Mbrojtja e dinjitetit të personit, shërbimi ndaj së mirës së përbashkët, dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar: kjo është ajo që e bën një Shtet të madh".

R.SH. - Vatikan

"Mbrojtja e dinjitetit të personit, shërbimi ndaj së mirës së përbashkët, dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar: kjo është ajo që e bën një Shtet të madh". Papa Françesku i shkroi këto fjalë në Librin e Nderit në Pallatin e Dukës së Madh në Luksemburg.

Luksemburgu ka ndërtuar ura në vend të mureve

''Qyteti i Luksemburgut ka ditur të ndërtojë ura në vend të mureve''. Kështu shkruan Papa në Librin e Nderit me rastin e takimit të tij me autoritetet dhe shoqërinë civile të Luksemburgut. ''Me ndihmën e Zotit, ndjektë gjithmonë thirrjen e tij drejt paqes dhe lirisë", është urimi Papës për Luksemburgun.

Mos të harrojmë:

uniteti është më i madh se konflikti

realiteti është më i madh se ideja

e tëra është më e madhe se pjesa

koha është më e lartë se hapësira”.

26 shtator 2024, 12:13