Kërko

Papa, në takimin me jezuitët Papa, në takimin me jezuitët

Papa takon jezuitët e Singaporit: feja është sfidë njerëzore

Në nunciaturën apostolike të vendit, Françesku takohet privatisht me jezuitët e qytet-shtetit. Fotografitë e bisedës publikohen nga zv.sekretari i Dikasterit të Vatikanit për Kulturën dhe Edukimin, Át Antonio Spadaro

R.SH. - Vatikan  

Impenjimi i parë dhe i vetëm i Papës Françesku, sapo mbërriti në Singapor, ishte takimi i tij privat me jezuitët e qytet-shtetit, në nunciaturën apostolike të vendit. Në të vërtetë, Ati i Shenjtë mori pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes në aeroport, por ajo zyrtare do të mbahet nesër në Parlament House, ku Papa do të pritet nga presidenti i Republikës.

“Feja hyn në sfidat njerëzore”: ky është njëri nga konceptet, që ka shprehur Bergoglio në takimin me sivëllezërit e tij të Shoqërisë së Jezusit, sipas postimit të Át Antonio Spadaros në X. Kujtojmë se jezuiti, që e shoqëron gjithnjë Papën në udhëtime, është  zv.sekretar i Dikasterit të Vatikanit për Kulturën dhe Edukimin, si edhe ish-drejtor i revistës së jezuitëve “Civiltà Cattolica”. Át Spadaro ka publikuar edhe disa fotografi nga biseda.

11 shtator 2024, 13:52