Kërko

 Borgo Laudato si' Borgo Laudato si'

Papa: të rivendosen marrëdhënie të frytshme midis familjes njerëzore dhe Krijimit

Duke folur para anëtarëve të Qendrës së Arsimit të Lartë “Laudato si'”, organizatës që ai themeloi në vazhdën e enciklikës me të njëjtin emër, Papa kujtoi synimet e arritura përmes projektit "Borgo Laudato si", ku kopshtet e Castel Gandolfo ofrojnë një vend të përshtatshëm për kurse formimi për kandidatët me prejardhje të vështirë dhe instalimi i një vreshti të ri

R.SH. – Vatikan

Përtëritja e angazhimit "për rivendosjen e marrëdhënieve të mira dhe të frytshme midis familjes njerëzore dhe Krijimit, nëpërmjet punës që kujdeset dhe mbron atë që na është besuar nga Krijuesi" ishte tema kryesore e fjalimit të Papës Françesku drejtuar anëtarëve të Qendrës së Arsimit të Lartë Laudato si' (CeAF-LS), një organizëm, që merret me veprimtari shkencore, arsimore dhe shoqërore ,i krijuar nga Papa në shkurt 2023, në vazhdën e enciklikës me të njëjtin emër Laudato si' për kujdesin e "shtëpisë së përbashkët".

Suksesi i nismës "Bordo Laudato si'".

Në fillim të fjalës Papa Françesku falënderoi bashkëpunëtorët e Qendrës së Arsimit të Lartë Laudato si' (CeAF-LS) "për angazhimin me të cilin janë impenjuar në projektin te ri "Borgo Laudato si", duke përmendur në mënyrë të veçantë drejtorin, At Fabio Baggio, i cili në korrik 2023 pati, siç tha për Vatican News, si program “konkretizimin e "parimeve të përfshira në enciklikën Laudato si'". Një temë, kjo e konkretizimit, e trajtuar nga Papa e që duket qartë edhe në promovimin e një "konvertimi ekologjik" të mbështetur nga nismat e organizatës Qendra e Arsimit të Lartë Laudato si' (CeAF-LS). “Mendova të krijoj një model të prekshëm mendimi, strukture dhe veprimi, të cilin e quajta ‘Borgo Laudato si”, u tha Papa të pranishmëve, duke iu referuar 55 hektarëve të rezidencës papnore në Castel Gandolfo, 35 të kopshteve sugjestive dhe 20 të kopshteve e tokës bujqësore, fermave, serrave dhe ndërtesave të shërbimit, të cilat rezultuan si "hapësira të përshtatshme për të pritur këtë lloj "laboratori", ku mund të eksperimentohen format e ndryshme të formimit". Ky eksperiment u realizua nëpërmjet krijimit të një kursi formimi për kopshtarët dhe punonjësit e mirëmbajtjes së gjelbërimit, në të cilin morën pjesë dhjetë kandidatë me prejardhje e një të kaluar të vështirë: emigrantë, refugjatë, persona me aftësi të kufizuara, ish të burgosur, viktima të dhunës, të rinj dhe të rritur të papunë.

Promovimi i ekologjisë integrale

Një projekt, ai i "Borgo Laudato si", i cili, siç kujtoi Papa Françesku gjatë fjalimit të tij, është mbështetur nga "ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të nivelit më të lartë", dhe është zhvilluar në tre "linja kryesore": në "arsimin gjithëpërfshirës" ndaj ekologjisë integrale, në ekonominë rrethore e gjeneruese dhe në qëndrueshmërinë mjedisore”. Rezultati, i paraqitur para Papës nga Bordi i Drejtorëve, është "një projekt kompleks dhe i shumëanshëm, i cili prek aspekte të ndryshme të ekologjisë integrale", që ka pikat e tij themelore në bujqësi, qëndrueshmëri dhe diversifikim, duke "investuar në infrastrukturë, në sistemet vaditëse dhe në zhvillimin e teknikave bujqësore që respektojnë ekosistemin dhe biodiversitetin”.

Mishërimi i parimeve të enciklikës Laudato si'

Duke prezantuar zhvillimet më të fundit të iniciativës, Papa Françesku vuri në dukje instalimin e fundit të një vreshti, të përcaktuar si një "sintezë e traditës dhe inovacionit", një "markë e vërtetë e projektit "Borgo Laudato si". Edhe në këtë rast, kujtoi Ati i Shenjtë Françesku, nuk ka munguar kontributi i ekspertëve të sektorit. Kjo sepse “qëllimi është të synojmë përsosmërinë”. Ndër elementët më të rëndësishëm të kësaj risie, Papa Françesku theksoi "përdorimin e madh të fuqisë punëtore", pra, përfshirjen e personave më në vështirësi. Një faktor që dëshiron të riafirmojë edhe një herë shpresën e Papës për një harmoni gjithnjë më të madhe midis njeriut dhe Krijimit. Në përfundim, Ati i Shenjtë Bergoglio falënderoi edhe një herë bashkëpunëtorët e projektit, duke bekoi punën e tyre, duke ripohuar besimin e tij në një këtë projekt që mund të "përfaqësojë mirë ato parime të ekologjisë integrale që doja të theksoja në Enciklikën Laudato si' dhe në Nxitjen Apostolike Laudate Deum”, tha Papa.

19 shtator 2024, 10:46