Kërko

Papa befason me vizitën e tij në një shtëpi në Bruksel mes të moshuarve të sëmurë

Në përfundim të takimit, sot paradite, me autoritetet e Belgjikës, në Laeken, Papa shkoi në Home Saint-Joseph në Bruksel, për të vizituar një rezidencë për të moshuarit në vështirësi financiare, ku veprojnë Motrat e Vogla të të Varfërve (PSMC), një institut i motrave rregulltare themeluar nga Don Orione.

R.SH. / Vatikan

Pas vizitës në Kështjellën Laeken për takimin me sovranët dhe autoritetet e Belgjikës, Françesku shkoi në Home Saint-Joseph, në lagjen Marolles. Një strukturë e udhëhequr nga Motrat e Vogla të të Varfërve, e cila mirëpret gra dhe burra të moshuar që janë të sëmurë rëndë dhe kanë mundësi të kufizuara ekonomike. Papa përshëndeti dhe bekoi të gjithë të pranishmit, duke përfshirë zonjën Zelle 102-vjeçare dhe Agata me origjinë nga Bari, dhe i siguroi ata për lutjet dhe u kërkoi atyre të luten për të.

27 shtator 2024, 14:04