Papa mbërriti në Port Moresby “Jacksons” Papa mbërriti në Port Moresby “Jacksons”

Papua Guinea e Re, Françesku u kthye nga Vanimo në Port Moresby

Avioni papnor me Atin e Shenjtë, shoqëruesit e tij dhe një grup të vogël gazetarësh, mbërriti në kryeqytet pas një udhëtimi dy-orësh, në orën 19.52 lokale (11.52 në trevat shqiptare). Nesër, 9 shtator, pas takimit me të rinjtë në stadium, Papa do të shkojë në Timorin Lindor, etapa e tretë e shtegtimit të tij të 45-të apostolik, që do të përfundojë në Singapor

R.SH. – Vatikan

U mbajt premtimi që Papa Françesku u pati bërë misionarëve të Vanimos, veçanërisht mikut të tij argjentinas, Át Martin Prado, nga Instituti i Fjalës së Mishëruar, i cili shërben që prej dhjetë vjetësh në Papua Guinenë e Re. Premtimi për të kaluar disa orë në këtë brez toke, në breg të oqeanit, në kufi me Indonezinë. Ati i Shenjtë, pas takimit me bashkësinë katolike të Vanimos, u kthye në kryeqytetin Port Moresby me një avion ushtarak, që mbërriti në orën 19.52 lokale (11.52 në trevat shqiptare), pak më shumë se dy orë pas nisjes.

Dita e sotme e Papës në Papua Guinea e Re

Programi i së hënës

Nesër, më 9 shtator, Papa do të niset nga Port Moresby për të mbërritur në Dili, kryeqytet i Timorit Lindor. Por përpara largimit nga Papua Guinea e Re, ai do të takojë rreth 20 mijë të rinj në stadiumin Sir John Guise në Port Moresby. Në kryeqytetin dhe qytetin më të madh të Republikës Demokratike të Timorit Lindor, në ditën e parë të qëndrimit, Françesku do të pritet me ceremoninë e mirëseardhjes jashtë pallatit presidencial; pastaj, vizita e kortezisë tek presidenti José Manuel Ramos-Horta, i cili është laureat i Çmimit Nobel për Paqen, për të përfunduar me takimin me autoritetet politike dhe civile.

08 shtator 2024, 12:47