Kërko

Piazza e cupola di San Pietro, Piazza e cupola di San Pietro,

Veprimtaria e Papës në tetor, ndërmjet Sinodit dhe Kanonizimeve

 Takimet e kremtimet e tetorit, kryesuar nga Papa, do të kenë në qendër të vëmendjes Kishën universale në sesionin e dytë të Sinodit të ipeshkvijve, me Meshën e hapjes në Sheshin e Shën Pjetrit, më 2 tetor, dhe atë të mbylljes më 27 në Bazilikën e Vatikanit; e, nga ana tjetër, më 20 tetor, Meshën për kanonizimet e Manuel Ruiz López dhe 7 shokëve e Françeskut, Mootit, Raffael Massabkit; Giuseppe Allamanos, Marie-Léonie Paradis, Elena Guerras.

R.SH. / Vatikan

Sinodi i Ipeshkvijve dhe Kanonizimet janë dy ngjarjet kryesore që do të karakterizojnë veçanërisht veprimtarinë e Papës tetorin e ardhshëm. Takimet kryesore të muajit vjeshtarak, kryesuar nga Papa Françesku, do të kenë në qendër të vëmendjes mënjanë Kishën universale të përfshirë në sesionin e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të ipeshkvijve, me Meshën e hapjes në Sheshin e Shën Pjetrit, më 2 tetor, dhe atë të mbylljes më 27 në Bazilikën e Vatikanit; e, nga ana tjetër, më 20 tetor, Meshën për kanonizimet e Manuel Ruiz López dhe 7 shokëve e Françeskut, Mootit, Raffael Massabkit; Giuseppe Allamanos, Marie-Léonie Paradis, Elena Guerras.

Seanca e dytë e Asamblesë së Sinodit të Ipeshkvijve

Nën mbrojtjen e Engjëjve të Rojës (në ditën e kujtimit liturgjik, 2 tetor), në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, në orën 9.30, do të hapet Asambleja e Përgjithshme e Yakonshme e Sinodit të Ipeshkvijve, puna e së cilës do të vijojë tre muaj e gjysmë, deri më 27 tetor, kur do të përfundojnë me kremtimin Eukaristik në Bazilikën e Vatikanit, në orën 10.00.

Gjatë sesionit vjeshtarak, reflektimet që dalin nga orientimet e përfshira në Instrumentum laboris do të vijojnë më tej dhe do të vlerësohen njëzëri për  t’iu dorëzuar, më pas, Papës. "E nga këto reflektime - siç shpjegon jezuiti Giacomo Costa, një nga sekretarët e posaçëm të Sinodit - do të lindin njohuri të reja për të riorientuar jetën e Kishës". 'Barka e Pjetrit' do të jetë gjithnjë e më dinamike dhe më jetike, gjithnjë e më pranë njerëzve, gjithnjë e më kolegjiale, që  vlerëson laikët, të pambrojturit, gratë, nevojën për transparencë dhe besueshmëri.

Kanonizimet

Në kornizën e këtyre dy ngjarjeve që hapin e mbyllin Sinodin, më 20 tetor, të dielën e 29-të të kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar, Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan do të mirëpresë besimtarët e shumtë që do të marrin pjesë nga ora 10.30 në Meshën për shenjtërimin e të Lumit Manuel Ruiz López dhe të shtatë shokëve të Urdhrit të Fretërve të Vegjël si dhe të Françeskut, Mootit dhe Raffaelit Massabki, besimtarë, vrarë nga urrejtja për fenë në Siri, në korrik 1860.

Ndërmjet shenjtorëve të rinj, edhe Marie-Léonie Paradis, themeluese e Kongregacionit të Motrave të Vogla të Familjes Shenjte dhe Elena Guerra-s, themeluese e Kongregatës së Oblateve të Shpirtit Shenjt. Në këtë ditë, edhe misionarët e Zojës Ngushëlluese do të jenë në Vatikan, për të festuar lartimin në nderimet e altarit të themeluesit të tyre, Atit piemontez Giuseppe Allamano.

02 shtator 2024, 13:14