Kërko

 Padre Ignazio Lastrico del Pime Padre Ignazio Lastrico del Pime

Dita Misionare 2024, me rëndësi të jesh gjithmonë dhe gjithkund

Me rastin e Ditës Misionare ndërkombëtare të 98-të, me temë 'Shkoni dhe ftoni të gjithë në banket', dëshmia nga Brazili e Atë Ignazio Lastrico, i PIME-s. “Ungjillëzimi do të thotë të krijosh takime dhe t’i shoqërosh njerëzit në udhëtimin e fesë”

R.SH. / Vatikan

Nga Amazona, në favelën e një qyteti të madh, kuptimi i thellë i misionit nuk ndryshon: është "të shpallësh Ungjillin, risinë e Jezusit", të njohësh "bukuritë që na jep Zoti, e të ndihesh si në shtëpinë tënde", kudo". Atë Ignazio Lastrico, misionar italian i Institutit Papnor për Misionet e Huaja (PIME), i cili ka punuar në Brazil që nga viti 1998, një vend ku ka udhëtuar gjerë e gjatë, nga gryka e lumit Amazonë në Salvador (Bahia), deri në një famulli në Sao, nuk ka kurrfarë dyshimi.

"Linda në qendër të Milanos - thotë - e caku im i parë i misionit ishte Amazona, fillimisht në Macapá dhe më pas në brendësi. Tre vjet në një periferi: Unë isha famullitari i parë atje ku linja e Ekuadorit, në një lagje ende për t'u ndërtuar, ishte me njerëz të ardhur nga zona të tjera. Sfida: të shihje një qytet ku u rrita pikërisht si famullitar, sepse këtu në Brazil ndjejmë  mungesë të madhe meshtarësh: prandaj një misionar bëhet menjëherë si vendas. Më pas u caktova në një zonë më të brendshme, në Porto Grande, ku territori i famullisë kishte 200 kilometra shtrirje, me 96 bashkësi: kaboklo, mestizo… njerëz që jetojnë në kushte të vështira, në varfëri, pa rrugë të asfaltuara, të mbështetur në bujqësi dhe gjueti, por duke jetuar sigurisht përballë bukurisë së natyrës”.

Këto, kushtet ky jetoi Atë Lastrico, që udhëtonte shumë, lëvizte me makinë, me varkë, me kanoe…"Unë lëvizja një herë në muaj - pohon- ndër komunitetet e ndryshme: qëndrova larg për një javë të tërë dhe jetoja me banorët e vendit. Ishin njerëz që më takonin vetëm dy herë në vit: shumë komunitete në Amazonë kanë mundësinë të shkojnë në meshë vetëm dy herë në vit, kur vjen prifti”. Ndjehej kryesisht nevoja, shpjegon misionari, për të “qenë pranë” njerëzve, për t’u “ofruar miqësi”.  

Organizuam momente së bashku, për shembull kursin për katekizmin e Kishës katolike, në të cilin morën pjesë 40, 50, 60 drejtues komuniteti dhe më pas, të gjithë. Nuk do ta harroj kurrë zotin Nicolau, i cili gjithashtu mori pjesë në këto takime 30 kilometra larg, në këmbë, në pyll”. Sepse mbi të gjitha kishte të bënte me marrëdhëniet njerëzore. “Ai ishte kërkues ari i kthyer në fenë e Krishtit, pas jetës në një botë shumë të dhunshme dhe të ashpër. Pak kohë më vonë, në prag të vdekjes, më kërkoi ta rrëfeja dhe më tha: "Gjithë jetën kam kërkuar arin dhe në fund takova atë të vërtetin,  Jezusin".

Kjo është arsyeja pse për misionarët është e rëndësishme të jemi gjithmonë aty”. E kjo, edhe dëshmia nga Brazili e Atë Ignazio Lastrico, e i PIME-s, misinarët e së cilës vijojnë shtegtimin nëpër vise të largëta, të humbura në mes pyjeve, për t’u çuar banorëve të xhunglave, Jezu Krishtin!

20 tetor 2024, 14:22