Papa con i partecipanti al Congresso Internazionale di Pastorale giovanile promosso dal Dicastero per i Laici, la Famiglia e la Vita Papa con i partecipanti al Congresso Internazionale di Pastorale giovanile promosso dal Dicastero per i Laici, la Famiglia e la Vita

Papa: në familje duhet të dialogosh gjithmonë, pavarësisht nga çdo keqkuptim

Në një video-mesazh të shkurtër Papa, duke folur për sinodalitetin brenda familjes, thekson: "Familja që nuk dialogon, është familje e vdekur"

R.SH. / Vatikan

Ulur si “gjysh”, i cili njeh dinamikën, rreziqet dhe zgjidhjet, në sallën e Sinodit, që mund të shihet pas tij, Papa gjen çastin për një video, e cila kalon sakaq në stilin e plotë të rrjeteve sociale, vetëm 28 sekonda, por që ripohojnë një vlerë universale, të komunikuar shumë herë gjatë gjithë Papnisë, atë të dialogut si element që nuk mund të mungojë në jetën e shëndetshme familjare.

Dialog edhe me disa përplasje, por gjithmonë dialog!

“Më kërkojnë të flas për sinodalitetin në familje”- pohon Françesku - e vijon: “E vetmja gjë që më vjen ndërmend është se në familje duhet të ketë dialog. Ndonjëherë me përplasje, por gjithmonë duhet të ketë dialog. Gjithmonë".

Sepse alternativa janë ato që nuk kanë shpëtim, është skenari i një shtëpie ku marrëdhëniet, të paforcuara nga konfrontimet e vazhdueshme, konsumohen deri në atë pikë, sa ta cenojnë stabilitetin e tyre. Papa na e thotë troç: "Një familje që nuk dialogon, është e vdekur “Stili sinodal - dëgjimi dhe dialogu - është një stil plotësisht i njohur”.

26 tetor 2024, 16:27