Françesku: të bashkohemi me miliona fëmijët, që do të thonë Rruzaren
R.SH. – Vatikan
Falënderimi i përzemërt i Papës për të gjithë fëmijët që do të thonë Rruzaren të premten, më 18 tetor. Në përshëndetjet e tij, pas Engjëllit të Tënzot, Françesku kujtoi nismën e organizuar nga Fondacioni Papnor “Ndihmë për Kishën që vuan”. Me temë “Një milion fëmijë thonë Rruzaren”, ajo do të përfshijë vërtet një milion vogëlushë, me të cilët Papa kërkoi të bashkohemi të gjithë, duke ia besuar ndërmjetësimit të Zojës “Ukrainën, Mianmarin, Sudanin dhe popullsitë e tjera, që vuajnë nga lufta dhe nga çdo formë dhune e mjerimi”.
Kuptimi i fushatës
Nëpërmjet fushatës “Një milion fëmijë thonë Rruzaren”, lexojmë në një deklaratë të Fondacionit, “mësojmë t'i besohemi Zojës, që ajo të ndërmjetësojë në mbështetje të Kishës dhe të gjithë atyre, që nuk njohin dashurinë dhe paqen e Krishtit". Edukimi i të vegjëlve “me fe dhe lutje është themelor”, pasi “ata mund të bëhen burime ungjillëzimi për të tjerët, ndërsa lutjet e tyre, të lindura nga zemra besimtare, tërheqin Shpirtin e Zotit në botë”.