Kremtimet e Papës Françesku në muajt nëntor dhe dhjetor

Zyra për Kremtimet Liturgjike Papnore njoftoi kalendarin e veprimtarive të Atit të Shenjtë për javët në vijim

R.SH. – Vatikan

         Kalendari i kremtimeve të kryesuara nga Papa Françesku për muajt nëntor dhe dhjetor - publikuar nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike - përfshin si impenjim të parë meshën për shpirtin e kardinajve dhe të ipeshkvijve, që kanë ndërruar jetë gjatë këtij viti, më 4 nëntor, në orën 11.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

17 nëntori shënon Ditën e tetë Botërore të të Varfërve, me temë "Lutja e të varfërve lartohet deri tek Zoti". Atë ditë, në orën 10.00, Françesku do të kremtojë sërish meshën në Bazilikën e Vatikanit. Për solemnitetin e Zotit tonë Jezu Krisht Mbret i Universit, më 24 nëntor, siç është vendosur nga Françesku, kremtohet Dita Botërore e Rinisë në nivelin dioqezan. Papa do të kryesojë meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, në orën 9.30.

Për solemnitetin e Zotit tonë Jezu Krisht Mbretit të Universit, më 24 nëntor, siç është vendosur nga Françesku, festohet në nivelin dioqezan Dita Botërore e Rinisë. Mesha e kryesuar nga Papa, në Bazilikën e Shën Pjetrit, është në orën 9.30.

Kremtimi i parë i muajit dhjetor është ai i së shtunës, në datën 7, me koncistorin e parë publik të zakonshëm për krijimin e kardinajve të rinj, në orën 16.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Të nesërmen, më 8 dhjetor, solemniteti i Zojës së Papërlyer, në orën 9.30, Françesku kryeson meshën me kardinajtë e rinj dhe me krejt kolegjin e kardinajve. Në të njëjtën ditë, në orën 16.00, në Piazza di Spagna, akti tradicional i nderimit të shtatores së Zojës së Papërlyer.

Së fundi, më 12 dhjetor, me rastin e festës liturgjike të Virgjërës së Bekuar të Guadalupes, Françesku do të kremtojë meshën në bazilikën e Vatikanit, në orën 18.00.

13 tetor 2024, 13:23