Kërko

Papa, edukatorët t’u propozojnë fëmijëve e të rinjve ideale të larta

Papa pjesëmarrësve të kongresit të 11-të kombëtar italian të Lëvizjes Arsimore të Azione Cattolica.Në kuadër të Jubileut,"kohë për të mbjellë shpresë", shikoni fëmijët, adoleshentët, të rinjtë "me besim, me ndjeshmëri, dua të them me shikimin dhe me zemrën e Jezusit. Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e botës dhe Kishës”. Sepse “edukon ai që dashuron” dhe nëpërmjet edukimit “ne shprehim dashurinë për të tjerët, për ata që kemi pranë apo që na janë besuar”. Prandaj, "edukoni gjithmonë me dashuri!".

R.SH. / Vatikan

Në kuadër të Jubileut, "kohë për të mbjellë shpresë", shikoni fëmijët, adoleshentët, të rinjtë "me besim, me ndjeshmëri, dua të them me shikimin dhe me zemrën e Jezusit. Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e botës dhe Kishës”. Sepse “ai që dashuron edukon” dhe nëpërmjet edukimit “ne shprehim dashurinë për të tjerët, për ata që kemi pranë apo që na janë besuar”. Prandaj, "edukoni gjithmonë me dashuri!". Ka shumë nga fryma e enciklikës së tij të fundit mbi dashurinë e Zemrës së Krishtit në fjalimin që Papa Françesku u drejtoi sot pjesëmarrësve të kongresit të njëmbëdhjetë kombëtar italian të Lëvizjes Arsimore të Azione Cattolica (MIEAC), të cil[t i priti sot paradite në audiencë, në Vatikan.

Bota ka nevojë për "edukatorë me zemër të madhe", tha Papa prandaj “për të mirën e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve që jetojnë pranë jush, jeni të thirrur të zgjeroni zemrën tuaj, të mos keni frikë të propozoni ideale të larta, pa u dekurajuar përballë vështirësive”.

“Për të mos humbur fillin në këto labirinte kompleksiteti, është e rëndësishme të mos qëndrojmë vetëm, por të ndërtojmë dhe forcojmë marrëdhënie të frytshme me subjekte të ndryshme që përbëjnë procesin arsimor e atë edukativ: familjet, mësuesit, animatorët socialë, menaxherët dhe trajnerët sportivë, katekistët, priftërinjtë, rregulltarët dhe motrat rregulltare, pa neglizhuar bashkëpunimin me institucionet publike". Së fundi, në audiencë me pjesëmarrësit e kongresit të njëmbëdhjetë kombëtar italian të Lëvizjes arsimore të Azione Cattolica (Veprimit Katolik)(Mieac), Papa vuri theks të veçantë në përfshirjen e fëmijëve që "nuk duhet të jenë subjekte pasive në procesin arsimor, por protagonistë"

31 tetor 2024, 11:37