Tempo del Creato Tempo del Creato

Papa: Krijimi libër madhështor i bukurisë dhe mirësisë së Zotit

“Ndërsa sot përfundojmë #Kohën e Krijimit, të kërkojmë udhëheqjen e #Shën Françeskut, i cili, besnik ndaj Shkrimeve të Shenjta, na fton ta shohim natyrën si një libër madhështor në të cilin Zoti na jep një paraqitje të shkurtër të bukurisë dhe mirësisë së tij të pafund”

R.SH. -Vatikan

“Ndërsa sot përfundojmë #Kohën e Krijimit, të kërkojmë udhëheqjen e #Shën Françeskut, i cili, besnik ndaj Shkrimeve të Shenjta, na fton ta shohim natyrën si një libër madhështor në të cilin Zoti na jep një paraqitje të shkurtër të bukurisë dhe mirësisë së tij të pafund”. Kështu pohon Papa Françesku, sot 4 tetor 2024, në platformën X, botuar në faqen @Pontifex.

Koha e Krijimit

Thirrja e Papës jehon në përfundim të të Lutjes për Kujdesin e Krijimit, që u kremtua filloi më 1 shtator e përfundon sot më 4 tetor, e sivjet ka si temë "Shpreso dhe vepro me krijimin". Koha e Krijimit, një nismë e organizuar nga Dikasteri i Vatikanit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor, tradicionalisht na nxit të reflektojmë mbi kujdesin e shtëpisë sonë të përbashkët.

Papa Françesku na kërkon “ti lëmë vend Zotit, që të jemi në gjendje të hapemi ndaj gjithë krijimit dhe çdo krijese. Atëherë do të kuptojmë se jeta është një dhuratë nga Ati që na do thellësisht dhe dëshiron që ne t'i përkasim Atij dhe njëri-tjetrit.#KohaeKrijimit”, pati pohuar më 16 shtator 2024, në platformën X.

Ta dëgjojmë me zemër britmën e tokës

Në ndjetin e lutjes për muajin shtatorin 2024, shpallur më 30 gushtin e kaluar nga  Rrjeti Botëror i Lutjeve të Papës, Ati i Shenjtë Françesku bën një thirrje të fortë që, përballë provave, e nis duke pyetur para së gjithash nëse toka është shurdhuar e anestitizuar:

Nëse masim temperaturën e planetit, do të shikojmë sakaq se Toka ka ethe. Se ndihet keq, si çdo i sëmurë. Po ne, a e ndjejmë këtë dhimbje? A  ndjejmë dhimbjen e miliona viktimave të fatkeqësive ambientale? Ata që vuajnë më shumë nga pasojat e këtyre fatkeqësive janë të varfërit, janë ata, që detyrohen të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve, valëve të të nxehtit a të thatësirës”.

Nevojiten përgjigje të integruara

Papa shikon gjithmonë shëndetin "e plotë" të qenies njerëzore, me të cilin duhet domosdoshmërisht të përkojnë përgjigje po aq të integruara, shumëdisiplinore, që kanë parasysh mjediset e kryqëzuara, ku ushtrohen veprimet tona dhe zgjedhjet tona. E me që gjithçka është e ndërlidhur,  Papës i pëlqen të ripohon:

Të përballosh krizat mjedisore të shkaktuara nga njerëzit, si kriza klimatike, ndotja ose humbja e biodiversitetit, kërkon jo vetëm përgjigje ekologjike, por edhe sociale, ekonomike dhe politike. Ne duhet të angazhohemi për luftën kundër varfërisë dhe mbrojtjen e natyrës, duke ndryshuar zakonet tona dhe të bashkësisë sonë.

04 tetor 2024, 15:19