Papa: lutja për paqe me anëtarët e Sinodit në Bazilikën e Zojës Madhe në Romë

Papa – të dielën më 6 tetor nga ora 17:00 – do të jetë në Bazilikën e Zojës së Madhe, në Romë, dhe së bashku me anëtarë e Sinodit të Ipeshkvijve, që po mbahet në Vatikan Të hënën, më 7 tetor – në përvjetorin e sulmit dramatik të Hamasit ndaj Izraelit – do të kremtohet një ditë agjërimi dhe lutjeje, gjithnjë për paqen në botë.

R.SH. / Vatikan

Papa – të dielën më 6 tetor nga ora 17:00 – do të jetë në Bazilikën e Zojës së Madhe, në Romë, ku së bashku me të gjithë anëtarë e Sinodit të Ipeshkvijve, që këtë javë ka filluar punimet një mujore në Vatikan, siç njoftoi vetë Ati i Shenjtë Françesku të mërkurën e kaluar pikërisht në Meshën e hapjes së Sinodit mbi sinodalitetin e Kishës, do të recitojë Rruzaren shenjte dhe do të lutet për paqen në botë.

Vetëm një ditë pas, të hënën e ardhshme më 7 tetor – në përvjetorin e sulmit dramatik të Hamasit ndaj Izraelit – me kërkesën e Papës do të kremtohet një ditë agjërimi dhe lutjeje, gjithnjë për paqen në botë.

Para luftërave të përgjakshme në vise të ndryshme të botës, ndërsa mblidhen e bëjnë përpjektje për gjetur rrugëdalje nga konfliktet, edhe të vegjlit mblidhen, luten e agjërojnë po për Paqen në botë. Nuk kanë armë tjetër. Duket e ligshtë kjo armë, por dramat e historisë në rrjedhë shekujsh, tregojnë se është arma më e fuqishme sepse, në fund të fundit, fatet e njerëzimit janë në dorë të Zotit!

04 tetor 2024, 13:07