Papa për Corriere dello Sport: flisni për sportin si himn për jetën
R.SH. / Vatikan
Anekdota, vlera, rrëfime për të shkruar faqe që rrëfejnë fitore dhe disfata, por mbi të gjitha promovojnë "një mënyrë për ta menduar dhe për ta jetuar sportin si himn për jetën!". Ky, mesazhi i Papës Françesku drejtuar “Corriere dello Sport-Stadio” për njëqind vitet e jetës së tij, “garë e bukur” - shkruan - Ndërmjet atyre që kontribuan në lindjen e gazetës ishte edhe njëfarë Enzo Ferrari, i cili i kuptonte mirë motorët dhe fitoret!”. Papa kujton gjithashtu dy milionë kopjet e shitura pas fitores së Italisë në Kupën e Botës 2006.
Vëllazëria në fushë
Papa Francesku bazohet në kujtimet e tij të fëmijërisë, duke fluturuar me mend në Argjentinë "kur si fëmijë luante futboll me një top leckash" dhe duke menduar për shumë kampionë që e nisën kështu. “Sa bukur është – nënvizon - të provosh ndjenjën e vëllazërisë: luani, luani së bashku, duke e ditur se në fushë jeni thjesht kundërshtarë, kurrë armiq”. Fushë që bëhet vend eksperimentimi me pikat e forta dhe kufijtë sepse "ne të gjithë jemi të çmuar dhe unikë, por jo të përsosur".
Krijoni hapësira për të luajtur sport në kontekste të ligshta
“Dikush thotë - shkruan Francesco – që unë jam tifoz i San Lorenzos, një ekip argjentinas: mbetet sekret”, por një gjë e bukur, shton ai, është se një prift me origjinë italiane, Don Lorenzo Massa, hapi dyert e oratorit për shumë të rinj që kërkonin një hapësirë të sigurt. Prej këndej sot ndjehet thirrja për krijimin “e hapësirave sportive, veçanërisht në kontekstet më të varfra dhe më të izoluara”, duke thirrur së bashku të rriturit “që mirëpresin fëmijët dhe të rinjtë”, dhe i dëgjojnë ëndrrat e tyre. Në Itali, shumë kampionë - nënvizon Françesku – nisën të vrapojnë pas topit nga oratori!
Kultura e sportit e ndihmon njerëzimin të rritet
“Sporti - shton Papa - është një nga faktorët që na bën të ndihemi si popull”. Është themelore "të ecet së bashku, të ndjehesh pjesë e një familjeje të vetme dhe e një familjeje kombesh gjatë Olimpiadës, kampionateve botërore ose kontinentale".
Megjithatë, Françesku nuk e fsheh faktin se vitet e fundit popujt fqinjë janë armatosur kundër njëri-tjetrit. “Konkurrenca sportive është e shëndetshme, sepse kërkon durim, dëgjim të trajnerit, respekt për kundërshtarët, për rregullat dhe për gjyqtarët, koordinim me shokët e skuadrës: megjithatë, në botë shpesh qëllimi është të shkatërrosh kundërshtarin, të marrësh vetëm rregullat, për të refuzuar ata që duan të zbutin konfrontimin mes palëve sipas ligjit ndërkombëtar”.
Prej këndej, ftesa e Françeskut është që të përhapet "kultura e shëndetshme sportive, që do të thotë ta bësh njerëzimin të rritet në vlerat e tij më të bukura dhe më autentike".
Krijo skuadër
Krijoni klimën e "njerëzimit të vërtetë e mikpritës" për t'iu kundërvënë episodeve të intolerancës: kjo është nxitja e Papës për të punuar si ekip "pa qenë pengesë apo barrierë raca, klasa a besimi fetar". “Duhet të refuzojmë çdo logjikë përjashtimi dhe dhune dhe për këtë e dimë mirë se fjala ka vlerën e saj. Me të mund të edukosh për të mirën dhe të bukurën, e jo të shkatërrosh. Një artikull gazete, qoftë edhe ai sportiv, mund të bëjë shumë të mira, por gjithashtu mund të dëmtojë ose të nxisë klimën e mosbesimit: po ju mos bëni kështu, ju lutem!”.
Himn për jetën
Së fundi Françesku përmend Olimpiadën dhe Paraolimpiadën, ku atletë të jashtëzakonshëm na gëzuan me rezultatet e tyre, "disave prej tyre medalja e artë u kishte dhënë jetë, për mënyrën se si i mundën, falë forcës së brendshme dhe ndihmës së të gjithëve, sfidat e paaftësisë së tyre”.
Sfidat dhe fitoret, himn për jetën, është këshilla e fundit e Papës: "që gazeta të jetë mënyrë për ta menduar dhe për ta jetuar sportin si himn për jetën!".