La delegazione dell'Abrahamic Family House in udienza da Papa Francesco (Vatican Media) La delegazione dell'Abrahamic Family House in udienza da Papa Francesco (Vatican Media)

Papa pret në audiencë një delegacion të Abrahamic Family House

Kompleksi ndërfetar me qendër në Abu Dhabi, i cili përfshin tre vende kulti në të njëjtën strukturë (një xhami, një kishë dhe një sinagogë) lindi në vazhdën e Dokumentit mbi vëllazërinë njerëzore, të nënshkruar nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit.. Takimi theksoi nevojën e zbatimit të "përpjekjeve të përbashkëta" për të promovuar kulturën e "vëllazërisë, dialogut dhe mirëkuptimit"

R.SH. - Vatikan

Sot, e hënën, 28 tetor, Papa Françesku priti në Vatikan një delegacion ngaAbrahamic Family House, një kompleks ndërfetar në distriktin kulturor Saadiyat të Abu Dhabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili strehon, në të njëjtën strukturë, një Xhami, një Kishë dhe një Sinagogë. Zhvillimi i "përpjekjeve të përbashkëta" për të promovuar "një kulturë të vëllazërisë, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në çështjet e krizës" ishte tema në qendër të audiencës, siç thuhet në një deklaratë nga organizata e krijuar në vazhdën e " Dokumentit mbi vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët”, nënshkruar nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azhar Ahmed Al-Tayeb më 4 shkurt 2019, me rastin e Udhëtimit Apostolik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Angazhimi i Kishës në dialogun ndërfetar

Delegacioni, i kryesuar nga Mohamed Khalifa Al Mubarak, president i Shtëpisë së Familjes Abrahamike, që përfshirë gjithashtu dedhe përfaqësues të Dikasterit të Vatikanit për Dialogun Ndërfetar, prezantoi në mënyrë "simbolike" Kishën e Shën Françeskut - e cila ndodhet në kompleksin ndërfetar - për të nënvizuar " angazhimin e Kishës Katolike në promovimin e dialogut ndërmjet feve të ndryshme dhe bashkëjetesës së tyre paqësore në mbarë botën”.

Vlerat e Dokumentit mbi Vëllazërinë

“Abrahamic Family House mishëron parimet e qëndrueshme të respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit ndërfetar dhe harmonisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha Khalifa Al Mubarak në deklaratë shtypi. Vlerat e përcaktuara si "integrale" në Dokumentin mbi vëllazërinë njerëzore dhe" thirrja për veprim" konkret, kanë një lidhje domethënëse dhe shprehen qartë në "angazhimin e thellë" të Papës që inkurajon "komunitetin global të rrënjosjet gjithnjë e më tepër në vëllazërinë njerëzore dhe bashkëjetesën paqësore".

Marrëdhëniet e ngushta” mes Selisë së Shenjtë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Teksti vë në dukje "marrëdhëniet e ngushta" midis Selisë së Shenjtë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të angazhuara në "iniciativa të shumta për të promovuar paqen dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërfetar", bazuar në "vlerat e tyre të përbashkëta" si dhe në "historinë e gjatë" të vendit, "si një vend diversiteti, takimi dhe shkëmbimi".

Falënderimet e Papës

Papa falënderoi anëtarët e delegacionit për përpjekjet e tyre në "realizimin e aspiratave të Dokumentit për vëllazërinë", përkatësisht aspiratat e "paqes dhe bashkëjetesës globale". Vetë Abrahamic Family House, të dielën e kaluar më 20 tetor, u prit në audiencë nga Imami i Madh i Al-Azhar Ahmed Al-Tayeb, bashkë-nënshkrues i Dokumentit të Abu Dabit.

28 tetor 2024, 16:23